Quantcast
Channel: Tirana Observer
Viewing all 12594 articles
Browse latest View live

Basha përjashton votuesit e Selamit

$
0
0

Fakti që Partia Demokratike dhe kryetari i saj i ngrirë nuk i bën publike listat e votuesve të saj, ka ngjallur dyshime të mëdha për manipulimin e këtyre listave apo për kontroll të tyre nga ana e Lulzim Bashës. Këtë e ka përmendur dhe rivali i tij për postin e kryetarit Eduard Selami, teksa e ka quajtur garën të pabarabartë pasi ai vetë nuk di se kush do të votojë për të.

Në fshatin Muhurr të Dibrës, është sinjalizuar se familje të tëra me teserën e Partisë Demokratike, anëtarë të vjetër të kësaj force politike të cilët kishin shprehur hapur votën e tyre për Eduard Selamin nuk do të lejohen të votojnë.

“Dita” ka pyetur vetë kandidatin Selami për të konfirmuar këtë lajm dhe ai na ka thënë se përfaqësuesi i tij në komisionin zgjedhor të Partisë Demokratike ia kishte konfirmuar këtë shqetësim. Sipas zotit Selami, rreth 40 familje të cilat kanë shprehur hapur votën e tyre pro tij, nuk kanë mundur të gjejnë emrin e tyre në listën e votuesve. Selami i bën thirrje Bashës se ka kohë deri të premten për të reflektuar, duke i futur në listë anëtarët e PD të cilët janë përjashtuar vetëm pse janë votues të hapur të tij.

Kjo është provë e garës së pabarabartë që po zhvillohet brenda Partisë Demokratike, e cila edhe si e tillë po tentohet të manipulohet nga Lulzim Basha. Pakënaqësia për lidershipin aktual të Partisë Demkoratike është e lartë dhe e vetmja mënyrë që ka gjetur Basha për të mbajtur postin e tij të kryetarit, është të manipulojë zgjedhjet brenda forcës së tij politike duke përjashtuar të gjithë votuesit e deklaruar të rivalit të tij, Eduard Selami. Se sa do ia arrijë, kjo mbetet për t’u parë./DITA


Tirana nderon heroin nga Tetova

$
0
0

Homazhe në Tiranë janë mbajtur mbrëmjen e sotme në nder të Beniamin Feratit.

Qytetarë kanë ndezur qirinj pranë fotos së Beniamit, të cilin e kanë konsideruar hero.

Shqiptari nga Tetova e Maqedonisë, humbi jetën në Zvërnec të Vlorës duke u përpjekur të shpëtojë nga mbytja dy vajza, por deti i trazuar me dallgë nuk i fali jetën.

Skënderbeu europian, kalon në turin e tretë të Europa League

$
0
0

Skënderbeu u kualifikua për në turin e tretë të fazës paraelimiatore të Ligës së Evropës.

Korçarët ishin të saktë në sfidën ndaj kazakëve dhe u shënuan dy herë, duke marrë një fitore me vlerë, pa pësuar gol.

Goli i parë erdhi në të 50′ nga Sabien Lilaj. Duke këmbëngulur, ai i rrëmbeu topin mbrojtjes së ekipit rival brenda zonës dhe pasi doli përballë portierit, gjuajti dhe realizoi.

Në të 75′, nga hero, Lilaj u kthye në makth. Mesfushori ndërhyri keq dhe mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin me 10 futbollistë.

Por vendasit nuk u dorëzuan. Në të 83′, një top i gjatë, u kontrollua mjaft mirë nga Sebino Plaku, i cili me një parabël në hyrje të zonës çoi rezultatin në 2-0.

Pesë minuta nga fundi, FC Kairat-i mbeti gjithashtu me 10 lojtarë pasi Arzo mori të kuq, pasi goditi Vangjelin.

Korçarët menaxhuan saktë lojën në fund.

I pranishëm në stadiumin e Korçës ishte edhe trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, i cili e ndoqi ndeshjen nën shoqërinë e Ervin Bulku, anëtar i stafit të tij.

Selami: Basha e ngritin çadrën vetëm për të bllokuar reformën në drejtësi

$
0
0

Eduard Selami deklaroi në Top Story se Lulzim Bashën protestën në çadër dhe bojkotin e Parlamentit e përdori për të bllokua reformën në drejtësi.

Kjo, sipas Selamit vuri partnerët ndërkombëtarë kundër Partisë Demokratike.

“Basha na vendosi edhe kundër perëndimorëve. Ka thënë për marrëveshjen që më nxorrën në pritë amerikanët dhe gjermanët. Kjo nuk është kështu. Basha e përdori çadrën për të bllokuar reformën në drejtësi. Ajo kauza e çadrës nuk ishte e sinqertë. Hyri në çadër, kështu edhe ashtu dhe sesi doli nuk e morëm vesh. Madje nuk ka as një kontratë të firmosur me zotin Rama”, tha ai.

Selami tha gjithashtu se nëse nuk do të ishte për Sali Berishën, Lulzim Basha do të ishte dorëhequr.

“Personi që e mbajti zotin Basha kryetar ishte Berisha, ndryshe Basha do të dorëhiqej si kryetar. Modeli i zotit Basha nuk është modeli i zotit Basha, është një hije e zotit Berisha, që nuk mund të përsëritet dhe fakti që në dy zgjedhjet e fundit, Basha ka bërë humbjet më të mëdha të PD mjafton që ai nuk duhet të jetë më në PD”, tha Selami.

Kandidati për kryetar të partisë më të madhe të opozitës tha se PD ndodhet në një krizë dhe pjesë e krizës është edhe mungesa e barazisë në garë.

Selami tha se ai garanton bashkimin e Partisë Demokratike dhe tha se modeli që ai ka parashtruar në fushatën para anëtarësisë është mbështetur gjerësisht, madje edhe nga grupi që është shfaqur kundër garës.

“Edhe Patozi dhe këta të tjerët që janë kundër garës nuk kanë asgjë me mua. Nuk kanë asgjë me modelin tim, madje e mbështesin dhe vetëm më thonë se nuk fiton dot garën”, tha ai.

Selami tha se Basha nuk mbajti premtimin për të zhvilluar debate në garën për kryetar.

“E lamë që do të bënim debate dhe menduam edhe për moderatorin madje. Këtë premtim nuk e mbajti, madje nuk la as mediat të hynin. Zoti Basha e refuzoi debatin, por ne edhe me dyer të mbyllura kemi bërë debate dhe kanë qenë goxha të ashpra si në Shkodër”, u shpreh Selami.

Lubonja: Berisha do ta drejtojë partinë edhe pas vdekjes, si Enveri që vuri Ramizin

$
0
0

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se Partia Demokratike në drejtimin e Berishës dhe Bashës ngjan njësoj me Partinë Komuniste në drejtimin e Enver Hoxhës me Ramiz Alinë.

Fatos Lubonja – Edhe unë pak a shumë jam në ujërat e Bushatit dhe ideja është këtu. Tani më duket mua, sikur meqenëse ju kërkonit të krijonit diçka të re, lëvizje apo të merrnit parti. Shoh një idealizëm apo mitizmi të së kaluarës të PD-së. Dmth.

Astrit Patozi – Nga unë jo besoj! Apo edhe nga unë?

Fatos Lubonja – Edhe nga ju! Se kur thoni rritje autoritarizmi më keq s’ka qenë ndonjëherë, e gjitha këto, unë mendoj sepse kishim dhe Selamin këtu, dhe ai erdhi po me këtë tezë, që Partia Demokratike ka qenë, ka pasur zgjedhje, ka pasur demokraci, por ka humbur demokracia.

Tani mendimi im është, që hiq ato muajt e parë ndoshta, që kishte ca personalitete, që u përjashtuan nga partia, Partia Demokratike mori tiparet e partisë mëmë nga kishte dalë dhe Sali Berisha që ishte Partia e Punës, sigurisht jo më me atë tragjizmin e asaj kohe, por me parti person.

Parti e një personi. Dhe mendoj që diferenca midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është kjo, që siç ndodh në partitë që janë parti person është vështirë të lindë një trashëgimtar i forte, sepse ai i ka marrë të gjitha, ai do të sundojë jo vetëm kur është jashtë, por edhe pas vdekjes do ta drejtoje ai.

Si Enver Hoxha kur vuri Ramiz Alinë donte ta drejtonte partinë dhe pas vdekjes ai. Dhe këtë nuk e keni kapërcyer ju. Kështu që Lulzim Basha më së shumti, sillet tani me idenë, se duhet të bëhem unë partia person.

Dmth të zëvendësojë unë Sali Berishën. Nuk po e zëvendëson partinë. Në kuptimin që, nuk po krijoj demokratizim të partisë, një parti tjetër po thotë të bëhem unë Sali Berisha dhe ka trashur dhe zërin dhe ka bërë shumë gjeste në këtë formë. Unë mendoj që ajo sëmundja, që është ju nuk e keni prekur në plagë, nuk po flas tashi për personin Berisha, por për mënyrën e të menduarit e ndërtimit të partisë. Ju nuk e godisni ore, ne nuk e duam më atë parti person, që e ndërtoj Sali Berisha.

Ky është mendimi im i parë që nuk e shoh nga ju, që të rrifet, sepse ju keni prap frikën e atij udhëheqësit të madh historik siç e quani ju, që mundet të dëmtojë.

E dyta që kam unë si çështje që mund ta diskutojmë është kjo, që mirë partia por qasja Partia – Shqipëria dhe raporti i kësaj partisë me Shqipërinë tek juve më duket i paqartë.

 

Akuza e rëndë e Patozit: Janë bërë pagesa për listën e deputetëve të PD

$
0
0

Astrit Patozi ka hedhur një akuzë të rëndë ndaj Lulzim Bashës duke thënë se ky i fundit i ka shitur zgjedhjet e 25 qershorit.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në ‘Neës24’ Astrit Patozi tha se janë bërë pagesa për listën e deputetëve të PD.

Ylli Rakipi: Atëherë zoti Patozi ka akuza Brenda Partisë Demokratike, akuza të rëndësishme të hedhura nga njerëz shumë të rëndësishëm në parti, që Basha ka shitur zgjedhjet. Jo i ka shitur thjesht në mënyrë simbolike te Edi Rama, por ka shitur dhe mandate të sigurta për deputetë, i ka shitur me para.

Astrit Patozi: Që të them se unë nuk i kam dëgjuar këto, do ishte e padrejtë dhe do ishte e pandershme sepse ky është një opinion, për fat të keq që me marrjen në dorëzim të çelësave të kryetarit të Partisë Demokratike nga zoti Basha, qarkullojnë. Pra ka një opinion të gjerë që e thonë. Po të kisha prova, sigurisht që unë do t’i thoja sot këtu, nuk i kam ato prova, por fakti që ka një opinion, e rëndon shumë fort pozitën e zotit Basha, i cili dhe pa këto akuza është prapë i rënduar sepse është rezultati që nuk të lejon. Pra rezultati është i tillë që edhe sikur këto akuza mos të ekzistonin është shumë vështirë për tu trajtuar.

Por tani e shiti, e shiti Partinë Demokratike në këto zgjedhje është koncept pak më i gjerë se sa pagesat që mund të jenë bërë për kandidaturat të veçantinë listën Basha.

Dhe unë kam dhënë një përgjigje në takimet e tona që kemi pasur në degën e Partisë Demokratike në rrethe, që unë vetë dua të jem i sinqertë se nuk e besoj që zoti Basha e ka shitur rezultatin, por zoti Basha jam shumë i sigurt që me dashje apo jo ka shitur interesat e Partisë Demokratike tek kundërshtari.

Në sensin që, për paaftësi por ndoshta dhe për qëllime mbrapshta, i ka lënë kundërshtarit në dorë që të ketë interesa të Partisë Demokratike, por dhe Shqipërisë në tërësi.

Horoskopi, e premte 21 korrik 2017

$
0
0

Dashi

Marsi do të jetë miqësor me shenjën tuaj dhe do të sjellë ambicie që do të shpërblehen. Në dashuri do të jeni xheloz, kujdes! Pritet të bëni një shpenzim të tepruar për shtëpinë. Nëse po bëni një rikonstruksion, bëjini mirë llogaritë.

Demi

Gjithçka mund të shkonte më së miri, nën ndikimin e Hënës në shenjën tuaj. Por kalimi i Neptunit do i’u turbullojë duke ju bërë konfuz dhe mosbesues. Do të keni debate dhe keqkuptime në çift, për arsye xhelozie. Mos bëni zgjidhje të nxituara.

Binjakët

Një ditë e karakterizuar nga lodhja, gjatë së cilës mund të merreni me aktivitete relaksuese apo me angazhime që nuk kërkojnë shumë sforcim. Një pushim i shkurtër do ju rikthejë energjinë dhe do ju rikarikojë.

Gaforrja

Në sajë të ndikimit të Uranit, Saturnit dhe Neptunit, të lindurit e kësaj shenje mund ta kalojnë ditën në harmoni të plotë. Parashikohen ftesa të papritura nga ana e disa miqve. Punët e shtëpisë, studime ose çështje biznesi, gjatë kësaj të premteje do të ecin për mrekulli.

Luani

Do të ishte mirë që t’i thërrisni logjikës, në rast se do ju duhet të merrni vendime të rëndësishme, në vend që t’i besoni intuitës. Shqisa juaj e gjashtë nuk do të funksionojë, duke ju bërë që të ngatërroni realitetin me fantazinë.

Virgjëresha

Kjo është dita ideale për të vizituar një të afërm, për t’u bashkuar me miqtë apo familjen. Mundohuni të çoni në fund disa angazhime, pasi do të shijoni kënaqësi prej tyre.

Peshorja

Do të ndjeni nevojën për të rregulluar bilancin tuaj. Bëni mirë t’i besoni ndonjë eksperti të cilin e konsideroni të besuar. Ndikimi i Marsit, do vijojë të përhapë gëzim dhe dëshirë për të dashuruar. Parashikohen takime elektrizuese.

Akrepi

Pavarësisht ndikimit të Mërkurit dhe Saturnit të cilët e vështirësojnë ditën, Hëna do shërbejë si balancë, duke e lehtësuar atë. Parashikohen keqkuptime me partnerin/en ose me miqtë. Gjithashtu mund të bëni zhvendosje apo blerje të pamenduara mirë.

Shigjetari

Një problem pune apo një angazhim i papritur, do ju detyrojë që të përvishni mëngët dhe të punoni jashtë orarit, të sforcuar. Nëse ndiheni të lodhur, mendoni se ky angazhim është një investim i mirë për të ardhmen.

Bricjapi

Në sajë të ndikimit të Hënës, do të jeni me humor të mirë dhe të gatshëm për gjithçka. Në familje, situata paraqitet harmonike. Pritet të merrni një dhuratë, një lajm ose një surprizë. Çështjet që kanë të bëjnë me punët në shtëpi, profesionin apo investimet do të ecin mjaft mirë.

Ujori

Bëni mirë të jeni të kujdesshëm, pasi Hëna dhe Neptuni nuk ju favorizojnë aspak. Kokëfortësia dhe pasiguria, do të arrijnë nivelin maksimal. Financat pritet të kenë probleme ashtu si dhe çështjet që kanë të bëjnë me shtëpinë. Do të kaloni momente ankthi.

Peshqit

Mund të përballoni qetësisht çështje që kërkojnë angazhim, apo marrëveshje delikate. Tregohuni të saktë dhe konkret, dhe mbi të gjitha të sigurtë në veten tuaj. Dita do të jetë përgjithësisht e qetë. Ky mund të jetë një moment i mirë për t’u marrë me shtëpinë, apo për të takuar një mik të cilin nuk e shikoni prej kohësh.

FOTO-LAJM/ Ramush Haradinaj merr nënshtetësinë shqiptare

$
0
0

Ramush Haradinaj është shtetasi më i ri i Republikës së Shqipërisë.

Ai ka marrë nënshtetësinë ditën e sotme, bashkë me të shoqen.

Haradinaj me shumë mundësi, do të jetë kryeministri i Kosovës, edhe pse ende nuk i ka numrat që i duhen në Kuvend.


Agron Llakaj tregon “bisedën” me kryeministrin Edi Rama

$
0
0

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, ka publikuar në rrjete sociale një bashkëbisedim humoristik mes banorëve të Memaliajt, qyteti i tij i origjinës dhe kryeministrit Edi Rama.

Llakaj në fund i bën një thirrje kryeministrit Rama të kthejë timonin nga Memaliaj sepse, sipas tij, është një qytet që po vdes sepse për 25 vjet dhe asnje qeveri sipas tij nuk ka bërë gjë për jetët e minatorëve dhe banorëve të asaj zone.

Ky është postimi i plotë i aktorit të humorit:

Bashkëbisedim i Edi Ramës me qytetarët e Memaliaj. Mendime dhe propozime për një qeverisje të suksesshme! 

Kryeministri:Përshëndetje të dashur miq! Siç e shikoni jemi live në këtë takim dhe drejtpërdrejtë në ”ERTV”….Së pari ju uroj të gjithëve…ta gëzoni këtë kryevepër të arkitekturës moderne…qendrën e qytetit, i cili është produkt i një studioje prestigjioze franceze…,ky shesh do të kthehet në një qendër të rëndësishme të turizmit botëror (asnjë nuk duartroket).

Një zë:Ka qenë më i bukur më parë, një qënder plot lule e trëndafila, mozaik ngjyrash të skalitura nga “arkitekti” Bajram Alite pa shkollë fare por mjeshtër i lulishtes. Tani është komplet beton. (Kryeministri krruan zërin dhe bënë sikur se dëgjon).

Memaliajn qeveria jonë në këto 4 vite të ardhshme do ta bëjë një qendër të rëndësishme për rritjen, grumbullimin dhe tregëtimin e peshkut…,ju nga një qytet minatorësh do të jeni qytet peshkatarësh….,menjëherë pas mbylljes së digës së kalivacit në këtë zonë do të shtrihet liqeni më i madh në jug dhe veriun e greqisë…,qeveria do subvencionoj blerjen e barkave të peshkimit, rrjetave, arkave që do mbushen me peshk dhe ja ku po jua them jo pa mendjemadhësi se, peshku i memaliajt do bëhet me famë në Europë dhe më tej…,këtu do hapet dhe gjimnazi i peshkimit, si ta kapim peshkun, me dorë, me rrjete apo me kallam, se ja ju pyes unë juve…,me se kapet peshku?!

Një zë:Me dinamit!(të qeshura, kryeministri qesh duke u ngërdheshur)dhe ore ka ndonjë që di të duartrokasi këtu apo ju ka ngrënë gomari bukën?!A doni të ardhme dhe unë për këtë po flas?!

Një zë nga turma:Ky lum ka dhe shumë ngjala sidomos kur turbullohet uji…,apo këtu bëhet fjalë veç për peshkun, se ne e dimë që ju i hani shumë ngjalat?!…kurse ne bukë, vetëm bukë duam…asgjë tjetër!(heshtje dhe ankth, ngrihet kryetari i bashkisë). Kryetari i Bashkisë: Kush foli?! Një zë:Unë! (një zë tjetër dhe pastaj edhe një zë tjetër, shumë zëra që thërrasin:Unë!)Edi Rama-(kryetarit të bashkisë)Ulu!(turmës), kthehemi te ajo për të cilën jemi mbledhur, pra çfarë mendoni ju për qeverisjen në këtë katër vjeçar që fillon?!(një zë):Duam punë, jemi të gjithë në rrugë!(Kryetari me të bërtitur):Kush foli kush?!(i kthehet kryeministrit)na falni shkëlqësi, se kishim menduar që do dilnin njerëz të pakënaqur!

Edi Rama-(nën zë)gomar! Jemi dhe në transmetim live!(ngërdheshet nga publiku që domethënë si bën përshtypje)…pra, siç ju thash në qoftë se administrata këtu nuk i përgjigjet kërkesave dhe interesave të qytetareve, kryetari nesër në mëngjes të jap dorëheqjen!…kush e do fjalën?!(një grua nga publiku kërkon të flasë por se le burri, në fund ndërhyn vetë Edi Rama)…o ti zotëri, po lëre ore zonjën të flasi…a dini ju ç’është respekti ndaj gruas?!(gruas) flisni zonjë!

Gruaja:Zoti kryeministër…s’kemi ujë, rrethuar me lumë por ujë pikë, dritat na priten se s’kemi me se t’i paguajmë se s’ka punë, këtu kush ka pak lekë, hap dyqan dhe i shesim njëri-tjetrit, ose më saktë i shkëmbëjnë me njëri-tjetrin…kurse ne të tjerët blejmë nga dy fletore në vit për familje.

Edi Rama: Po fletoret përse apo keni filluar të mësoni anglisht?!

Gruaja:Fletoret i marrim për të mbajtur shënim borxhet…aq shumë fletore me borxhe kemi sa të del anglishtja pa mësuar fare…se të gjithë flasim me vete, pra zoti kryeministër…a ka ndonjë shpresë për jetët tona apo do presim…”peshkun” të rritet…se këto që thoni ju ne këtej i themi “peshku në det, tigani në zjarr”?!

Edi Rama (krruan kokën dhe ndonjë gjë tjetër që krruhet në të tilla raste dhe nën zë pyet kryetarin e bashkisë)..ku do hamë darkë, apo ikim nga Tërmeti sot?!(publikut)pra ju falenderoj për mendimet tuaja dhe ju ftoj të bëheni pjesë e qeverisjes me oponencën tuaj…pra, ju jeni oponentë a ka gjë më të rëndësishme se oponenca?!(publiku)-skaaaaa….Edi Rama-(kryetarit të bashkisë)më jep një gotë ujë?!Publiku-S’kaaaaa!!!(kryeministri nervoz)ku është tualeti?! Kryetari i bashkisë-(i tregon një lokal por kryeministrit i pëlqen një tjetër lokal)jo te ai se është me PD…shko te ky tjetri më mirë se është me Ne?!(kryeministri shkon në tualet, shtyp galixhanin por ajo është bosh, beërtet!)-S’ka ujë?!Publiku-Skaaaaa!

(Dhe në fund pa shaka). Zoti Kryeministër! Memaliaj sot është një qytet që po vdes, ka 25 vjet që asnjë lloj qeverie s’ka bërë as minimumin për jetët e atyre qytetarëve, ish minatorë….,  e tani që ke vetë timonin në dorë…,shpresoj që “autobuzi” yt të kthehet në Memaliaj…,për punë, ujë, drita. Në shekullin e 21 dhe sa pak kërkojnë? Faleminderit! Agron Llakaj.

Nishani i lë stafetën Metës, zbulohen detajet e ceremonisë. Kryemadhi nuk e shoqëron

$
0
0

Në prag të 24 korrikut, ditës kur Ilir Meta do të lëvizë pak metra nga godina e Kuvendit drejt asaj të Presidencës, pjesë e të njëjtit bulevard qendror të kryeqytetit, në oborrin e Presidencës kanë nisur edhe përgatitjet për ceremonialin në zbatim të protokollit shtetëror.

Po sipas këtij të fundit, “në orën 18:00, të së hënës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mbërrin në hyrjen kryesore të Kuvendit dhe në këtë moment del aty për ta pritur Kryetari i Kuvendit, pra serish Ilir Meta, dhe, mbasi përshëndeten, hyjnë nëpërmjet sallës dhe zënë vend në podium. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, fton Presidentin e ri Ilir Meta të ngrihet në këmbë për të bërë betimin, ndërkohë të gjithë të pranishmit janë të ulur nëpër vendet e tyre. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta fton Presidentin Ilir Meta për të marrë fjalën përshëndetëse para Kuvendit”.

Në teori, kjo mund të duket një situatë komike, në kohën kur kryetari i Kuvendit ende në detyre është njëkohësisht edhe kreu i ri i shtetit. Por burimet i thanë “News 24” dhe “BalkanWeb” se për të shmangur një gjë të tillë, seancën do ta drejtojë nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj. Burime të tjera nga Protokolli I Shtetit, konfirmojnë se Monika Kryemadhi nuk do të jetë në krah të presidentit në Presidencë, duke iu mbajtur edhe fjalës së dhënë në media, se nuk do të mbajë postin e zonjës së parë. Ajo do të jetë e ulur atje ku do të jenë të gjithë krerët e partive politike dhe jo në krah të bashkëshortit. Detaji i radhës ka të bëjë me vendimin e presidentit të ardhshëm, që ka refuzuar vilën presidenciale, për të qëndruar në banesën e tij përgjatë 5 viteve që do të ushtrojë detyrën.

Ndërkohë që mësohet se vizita e parë zyrtare si kreu i shtetit, do ta çojë Metën në shtetin fqinj, në Itali. Por që mandati i presidentit të jetë i vlefshëm, do të duhet që ish-kryetari i LSI të dorëzojë mandatin e deputetit. ‘News 24’ mëson se KQZ pritet të plotësojë vakancën me listën pasuese të qarkut të Tiranës, ku i 4 në liste, është Ylli Manjani, të cilit i rikthehet mundësia për të qenë në parlament, këtë radhë si deputet për këto muaj të ngelur, deri në muajin shtator, kohë kur do të krijohet edhe qeveria e re.

“Sakrificat” e të qenit nuse në veri, ja çfarë bën Fotinia për Danjelin

$
0
0

Danjeli dhe Fotinia vazhdojnë t’i jetojnë këto javë pas Big Brother në përkushtim të plotë të njëri-tjetrit. Vera është një periudhë pushimesh për të gjithë, por për çiftin fitues të Big Brother, vëmendja ndaj të cilit është edhe më e madhe, ditët e nxehta janë vetëm në udhëtim, nga jugu në veri të Shqipërisë.

Megjithëse e provuan veten brenda shtëpisë, edhe jashtë saj Fotinia dhe Danjeli treguan se asgjë nuk mund t’i ndajë, megjithëse vijnë nga vende të ndryshme, me mentalitete të ndryshme. Bukuroshja gjirokastrite i kapërceu barrierat qysh brenda shtëpisë, madje edhe para familjes së saj, e vendosur që Danjeli ishte njeriu i jetës së saj. Ndërsa jashtë shtëpisë, shijon çdo gjë së bashku me të, edhe vallet dhe këngët e veriut, nga e ka origjinën Danjeli.

Në një postim të fundit në profilin e përbashkët, Danjeli dhe Fotinia kanë ndarë me miqtë një moment nga udhëtimi i tyre me makinë ndërsa janë duke dëgjuar e kërcyer nën ritmet e valles së Tropojës. Njëra prej këngëve më të dashura të dasmave anekënd vendit është po njëlloj e dashur edhe për Danjelin… dhe Fotininë, e cila, siç duket nga video, është më shumë entuziaste: “E dua Tropojën…” – shkruhet në postimin e profilit të përbashkët, kështu që nuk mund ta dimë se kush e ka shkruar, Danjeli apo Fotinia. Apo të dy…

Një dedikim për Brunon? Aktorja shqiptare zbulon cilësinë e mashkullit perfekt

$
0
0

“Është thuajse perfekt”, – është shkrimi i Arta Nitajt, aktorja e njohur nga Kosova për të cilën vetëm pak ditë më parë Prive zbuloi se është në një romancë me këngëtarin e Threedots, Bruno.

Ndonëse lajmi ende enuk është konfirmuar nga çifti, burime pranë tyre kanë thënë se  Bruno po përgatit një këngë të re, në klipin e së cilës do të jetë edhe aktorja e njohur e “O sa mirë”.

Lëvizjet e dy të rinjve kanë filluar të ngrenë dyshimet edhe në rrjetet sociale, aq sa çdo postim i tyre duket sikur i dedikohet tashmë partnerit. Tani që mediat e portalet janë duke “përndjekur” edhe profilet e secilit, i Artës këtë herë është ai që flet më shumë për romancën e saj.

Në një postim të fundit në Instastory, Arta shkruan se “dhurata më e mirë që një burrë mund t’i bëjë një gruaje është koha e tij, vëmendja dhe dashuria….”

Nuk dihet nëse dedikimi i koduar është në adresë të Brunos, por meqë rrethi po ngushtohet në drejtim të tij, pse të mos mendojmë se Arta e ka gjetur mashkullin e jetës, thuajse perfekt…

 

Besnik Mustafaj: Basha shkatërroi të djathtën. Nesër nuk do të votoj

$
0
0

Besnik Mustafaj një nga kritikët e ashpër të Lulzim Bashës pas humbjes së 25 qershorit ka deklaruar se nuk do të votojë nesër për kryetarin e ri të partisë.

Duke folur në takimin e përbashkët me grupimin anti-Basha, ai tha se me marrëveshjen me Ramën, Lulzim Basha shkatërroi të djathtën shqiptare, jo thjesht PD-në.

“Nuk është kundër një njeriu, është kundër një standardi, qoftë ky njeri edhe Lulzim Basha.Nuk është as në mbështetje të një njeriu, është në mbështetje të një standardi qoftë ky njeri edhe Astrit Patozi. Ne jemi për ti dhënë PD atë parim të madh që e ka si shpia e lirisë, nuk ka ardhur ende momenti që ne të përcaktojmë njeriun që do të duam të kemi në krye të kësaj hapësirë lirie, atë që do të na udhëheqë drejt prespektivës për të ardhur në pushtet PD, sepse Lulzim Basha i ka hequr PD të drejtën e garës dhe vetëm gara e bën hapësirë lirie PD. Nuk mund të bëheshim pjesë e një gare farsë prandaj unë nesër nuk shkoj të votoj.Lulzim Basha me marrëveshjen me Edi Ramën dhe fushatën që pasoi që u përmbyll ashtu si u përmbyll me 25 qershor nuk shkatërroi vetëm PD por shkatërroi krejt të djathtën shqiptare”, tha Mustafaj.

Patozi paralajmëron Bashën: Mos hyr në atë derë o trim

$
0
0

Astrit Patozi me mesazhe të forta i bëri thirrje publikisht Lulzim Bashës që të heqë dorë nga gara ‘farsë’ që do të mbahet nesër.

Patozi i bëri thirrje Bashës se ka kohë edhe pak orë që mos të turpërojë për herë të dytë demokratët.

“Për ne ka vetëm një mundës që PD të dalë nga kjo spiralë e rrezikshme, që të ndalet kjo farsë dhe të ashpër. Lulzim ke ende disa orë qe tja kursesh demokratëve një traumë tjetër, ia ke borxh PD. Të gjithë ia detyrohemi asaj, por nëse ka një njeri që është deri në fyt, ai je ti.

Nuk ngjite nuk shprese e as nuk çele qoftë një ditë të vetme. Sipas meje nuk ka asnjë shans për të rilindur e udhëhequr PD drejt fitores. Leri demokratet, përndryshe do të hysh në histori si politikani më famëkeq pas shembjes së diktaturës. Historia nuk dot a falë kurrë. Mos hyr në derë o trim”, – tha Patozi.

E dini që “Xhemre” ka një motër binjake? Nuk mund ti dalloni

$
0
0

Oyku Karayel, aktorja bukuroshe turke, e njohur për rolin e Xhemresë në serialin “Kuzey & Guney”, nuk është shumë e hapur me mediat, sidomos kur është fjala për jetën e saj private. Por edhe gazetarët, duke e ditur këtë “ves” të sajin, e gjurmojnë në çdo vend që shfaqet.

Së fundi, mediat turke publikuan disa foto private të yllit të ekranit me të dashurin e saj prej disa muajsh. Por e dini që Xhemre ka një motër binjake? Ezgi Karayel, të vërtetë ngjan shumë me aktoren e njohur dhe kjo është edhe arsyeja pse ajo vihet gjithmonë në telashe. Në një intervistë për Vogue Turqi të disa kohëve më parë, aktorja ka folur edhe për motrën e saj binjake, e cila e gjen veten shpesh në telashe për hatër të saj.

Fansat e Xhemres nuk e kanë kuptuar dot diferencën mes të dyjave, por edhe nëse Ezgi-t i është dashur ta shpjegojë, ata thjeshtë nuk e kanë besuar.

“Është diçka e vështirë. Profesioni që kam zgjedhur të bëj, për të ndonjëherë mund të bëhet i mërzitshëm, sidomos kur njerëzit mendojnë se jam unë”, ka thënë Xhemre duke shtuar se Ezgi, shpesh mërzitet nga ideja se u duhet t’u shpjegojë që nuk është ajo që ata mendojnë,’ shkruan Class.

“Ka ndodhur shpesh ta ndalojnë në rrugë dhe t’i flasin, edhe pse ajo u shpjegon se nuk është unë, ata nuk e besojnë. Ajo u thotë “Nuk jam ajo”, por ata nuk e besojnë.”


Suksesi i Arilenës mbërrin në Perëndim, ‘Nëntori’ prezantohet në radion gjermane

$
0
0

Një këngë shqip që po dëgjohet në të gjithë Evropën. Pas suksesit në Rusi, Rumani dhe shumë shtete të tjera, Arilena Ara me Nëntorin po dëgjohet edhe në Perëndim.

Faqja e radios gjermane Energy ka prezantuar artisten 18 vjeçe nga Shqipëria duke folur për karrierën e saj dhe ka publikuar baladën “Nëntori”.

Ende pa dalë në anglisht, kënga po thyen rekorde dëgjueshmërie, është renditur në krye të këngëve më të dëgjuara në disa shtete dhe transmetohet në shumë radio.

Fituesja e X Factor Albania dhe krijuesit e kësaj kënge me në krye kompozitorin Darko Dimitrov po shijojnë prej kohësh suksesin ndërkombëtar të kësaj balade të krijuar vitin e kaluar.

Horoskopi, e shtunë 22 korrik 2017

$
0
0

Dashi 

Nëse jeni në çift duhet të mos abuzoni me kokëfortësinë. Nëse toleroni pak me tepër do e shihni që gjithçka do shkojë më së miri. Beqarët do kenë takime shumë interesante prandaj duhet t’i shfrytëzojnë sa më shumë që të munden. Situata financiare do vijë duke u përmirësuar.

Demi 

Ambienti yjor do favorizojë një klimë shumë të ngrohtë për jetën tuaj sentimentale sot. Do kuptoheni më së miri me partnerin/en dhe nuk do ia merrni për keq kritikat njeri-tjetrit. Beqarët nuk duhet të nxitohen dhe t’i japin fjalën dikujt që do i propozojë. Edhe pse financat do jenë të mira, bëni kujdes me shpenzimet.

Binjakët

Do mundoheni ta bëni partnerin/en tuaj xheloz gjatë kësaj dite, por do e teproni paksa dhe kjo do sjellë probleme serioze me të. Kujdes! Për beqarët do jetë një ditë më e bukur. Yjet do favorizojnë takimet interesante. Në planin financiar nuk duhet të shpenzonipa u menduar më parë sepse do keni probleme.

Gaforrja

Jeta juaj sentimentale do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur sot. Do flisni hapur me partnerin/en tuaj dhe nuk do i mbani asnjë të fshehtë. Kjo do shmangë debatet e kota. Beqarët do bëjnë çmos për të tërhequr pas vetes personin që aq shumë iu pëlqen. Në planin financiar nuk duhet të nxitoheni të kryeni shpenzime marramendëse, do pendoheni shpejt.

Luani

Ka rrezik të lindë tensioni sot në jetën tuaj në çift dhe nuk do ndiheni aq të qetë pranë partnerit/es. Në disa momente mund t’iu acarohen nervat dhe mund të mendoni t’i jepni fund diçkaje, por shumë shpejt do reflektoni. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë, por t’ia lënë gjithçka kohës. Në planin financiar do iu jepet mundësia të kryeni transaksione me rëndësi.

Virgjëresha

Klima në jetën tuaj në çift do jetë euforike. Do kuptoheni më së miri me atë që keni në krah dhe do bashkëpunoni më tepër për disa çështje të lëna pezull. Beqarët do kenë takime të njëpasnjëshme dhe do ndihen shumë mirë në praninë e disa personave. Të ardhurat do kenë disa përmirësime.

Peshorja

Debatet në çift do jenë të zjarrta sot dhe ata që kanë pasur probleme prej kohësh mund të marrin edhe vendime ekstreme. Në fund të fundit më mirë vetëm dhe të qetë sesa me dikë dhe gjithë kohës të stresuar. Për beqarët nuk është ende koha e duhur për të filluar aventura. Financat do jenë të kënaqshme.

Akrepi

Doni të dini si do shkojnë çështjet e dashurisë? Qetësia, harmonia dhe lumturia do iu pushtojë gjatë gjithë kohës. Shfrytëzojeni ditën sa më shumë që të mundeni. Beqarët nuk duhet ta mendojnë dashurinë si një lojë sepse nuk është e tillë. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Në planin financiar duhet të tregoheni realistë me shpenzimet.

Shigjetari

Jeta juaj në çift do jetë mjaft e trazuar gjatë kësaj dite. Nuk do arrini të flisni dot qetësisht me njeri-tjetrin dhe debatet do jenë të njëpasnjëshme. Nëse jeni ende beqarë do kaloni momente të mrekullueshme pranë disa miqve të mirë. Financat nuk do kenë ndryshime të mëdha nga disa ditë më parë.

Bricjapi

Bashkëpunimi ndërmjet jush dhe atij që keni në krah do jetë më i mirë se më parë. Do kuptoheni më së miri me njeri-tjetrin dhe do e jetoni jetën sa më mirë që të mundeni. Beqarët nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë, por do ia lënë gjithçka kohës. Financat do jenë gjatë gjithë kohës të mbrojtura dhe nuk do keni probleme.

Ujori

Qetësia do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në planin sentimental të çifteve. Më në fund do arrini t’i zgjidhni edhe problemet që keni pasur dhe do ndiheni më mirë. Beqarët do kenë një takim vendimtar i cili do ua ndryshojë shumë shpejt jetën. Në planin financiar nuk duhet të bëni shumë shpenzime sepse situata mund të përkeqësohet.

Peshqit

Venusi do ketë një ndikim shumë të madh gjatë kësaj dite në jetën sentimentale të çifteve. Nëse keni kohë që jani bashkë apo jeni të martuar, do i riktheheni disa eksperiencave pasionante me partnerin/en. Beqarët nuk do jenë aspak të përqendruar për të gjetur personin e duhur. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme.

Selami: Pabarazi në garë, kryetarët e degëve presion për të votuar Bashën

$
0
0

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduart Selami tha se kishte pabarazi në procesin e votimit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Selami tha se në disa qendra votimi ka qenë fotoja e Lulzim Bashës.

Deklarata e Selamit

Faleminderit për të gjithë ata demokratë që kanë shprehur vullnetin e tyre me votën e fshehtë, falenderim për të gjithë ata komisionerë dhe ata që  kanë marrë pjesë në organizmin e këtyre zgjedhjeve dhe një falenderim të veçantë për përfaqësuesit e mi, nuk është kollaj të jesh përfaqësuesi i Eduart Selamit në këto zgjedhje.

Këto zgjedhje pavarësisht se janë një hap në drejtimin e duhur kanë qenë dhe kanë filluar të pabarabarta. Fatkeqësisht kjo pabarazi është reflektuar nga disa probleme që kanë dalë, që unë falenderoj edhe median që i ka publikuar.

Probleme që kanë të bëjnë me si me ndërhyrjen e disa kryetarëve të degëve, jo të gjithë, por disa prej tyre kanë ndërhyrë duke prishur atë neutralitetin, kanë bërë presione dhe i kanë kërkuar anëtarëve që të votojnë për Bashën.

Kjo është një shkelje e rregullave të lojës. Po kështu në mjaft nga këto qendra votimi fotografia e zotit Basha është e varur në qendrën e votimit.

Këto kërkesa unë ja kam kaluar përfaqësuesit tim dhe në emrin tim i ka bërë në KQZ, KQZ ka shprehur mirëkuptimin për këto gjera, por këto nuk janë zgjidhur akoma.

Edhe këtu në qendrën tonë vazhdon kryetari i degës 2 që është miku im, por miqësia mënjanë.

Ose nuk i njeh rregulla e demokracisë ose nuk di se çfarë është. Po kështu ka pasur raste të mungesës së emrit në listë, seksione të tëra që nuk kanë qenë të regjistruar dhe kanë shprehur votën për mua.

Tatimorët zhvatën biznesmenen, Rama tregon denoncimin: Të ngremë krye ndaj këtij soji

$
0
0

Pas denoncimit të një administratoreje biznesi në Spille të Kavajë, ku sipas së cilës dy inspektorë të Tatimeve i kishin marrë abuzivisht 40 mijë lekë të reja, kryeministri Edi Rama ka reaguar me një status në Facebook, ku shkruan se duhet ngritur sa më parë krye ndaj këtij “soji grabitqarësh”.

Nuk do të lodhem së përsërituri shprehjen e bindjes time se ky vend jo vetëm duhet, po mund të shpëtojë njëherë e mirë, nga ky soj i ulët grabitqarësh të paguar me taksat tona, që torturojnë viktima të pafajshme, njollosin gjithë punonjësit e administratës dhe turpërojnë shtetin shqiptar. Kjo bëhet duke ndërtuar koalicionin e madh të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm, si një domosdoshmëri jetike për shoqërinë sot dhe për Shqipërinë që duam nesër,” shkruan Rama.

Statusi i plotë i Ramës

I MADH E I VOGËL TË NGREMË KRYE NDAJ KËTIJ SOJI

Dje më dërgoi një mesazh një zonjë e torturuar nga këta grabitqarë! Asnjë fjalë tjetër nuk i përcakton dot besnikërisht këta “hetues tatimorë”, të cilët me aktin dhe paraqitjen e tyre të sjellin stomakun në fyt! Këta janë Armiku Publik Nr.1 i popullit shqiptar sot dhe i madh e i vogël, duhet të ngremë krye kudo dhe kurdo na dalin përpara…

I kishin mësyrë në lokal dhe i kishin kërcitur, për herë të dytë, gjobën e paligjshme të rrugaçërisë së tyre. E cila kishte qenë edhe më e kripur se e para. Pas një ngurrimi paraprak në bisedën që patëm, zonja pranoi që t’ia tregonte zyrtarisht Policisë së Shtetit përvojën e saj të hidhur dhe tanimë grabitqarët janë aty ku e kanë vendin.

Nuk do të lodhem së përsërituri shprehjen e bindjes time se ky vend jo vetëm duhet, po mund të shpëtojë njëherë e mirë, nga ky soj i ulët grabitqarësh të paguar me taksat tona, që torturojnë viktima të pafajshme, njollosin gjithë punonjësit e administratës dhe turpërojnë shtetin shqiptar. Kjo bëhet duke ndërtuar koalicionin e madh të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm, si një domosdoshmëri jetike për shoqërinë sot dhe për Shqipërinë që duam nesër.

Po punojmë papushim për ta pasur gati bashkë me qeverinë e re edhe Platformën online të Bashkëqeverisjes, e për ta filluar ushtrimin e mandatit me çeljen njëkohësisht të regjistrimeve të anëtarëve të koalicionit nga e gjithë Shqipëria, pa dallim bindjesh politike.

 

Topalli rrëfen arsyet pse nuk mori pjesë në takimin anti-Basha

$
0
0

Jozefina Topalli, një nga zërat më kritikë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, ka folur lidhur me mungesën e saj në takimin e organizuar një ditë më parë në Akademinë e Arteve nga grupi anti-Basha.

Në emisionin “Kjo javë” me gazetaren Nisida Tufa në “News24”, Jozefina Topalli thotë se ajo ka kërkuar dorëheqjen e Bashës nga PD, fill pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit.

Topalli thotë se demokratët e thjeshtë e kanë treguar qëndrimin e tyre ndaj Bashës që në zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas saj, është përgjegjësia e Bashës që e çoi PD në këtë situatë.

Jam në këtë frymë, kam qenë e do të jem. Nuk bie dakord me termin grupi anti-Basha se nuk është e tillë. Janë me mijëra anëtarë të PD, deputetë, ish-drejtues të PD të cilët kanë një thirrje, apel për një analizë. Ka ndodhur një gjë e madhe, një tërmet, nuk mund të bëj sikur nuk e kam parë, apo dëgjuar. Nuk mund të bëj sikur vetëngrirja e kryetarit është diçka normale, është sharlatanizëm. Dhe kjo më pas vijon me shkelje të statutit.

Çdo përpjekje për të vendosur në shina statutore, për t’i thirrur ndërgjegjes, në mënyrë që PD të mos mbetet peng i një njeriu që e ka çuar në rezultatin historik më dramatik, është gjëja më normale që mund të mendohet. Unë kam patur një kërkesë për dorëheqje të parevokueshme të Bashës pas humbjes së 25 qershorit. Ata që thonë që mos të japë dorëheqje, nuk e duan PD. Ata që kërkojnë dorëheqjen e njeriut që i futi thikën PD-së, ata e duan PD. Në fakt demokratët e kanë shkarkuar atë më 25 qershor”, tha Topalli.

Ish-kryetarja e Kuvendit tha se gjatë kësaj periudhe ka patur komunikime me anëtarë e figura të tjera të PD.

 

Viewing all 12594 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>