Quantcast
Channel: Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12594

Burrë e grua zhduken në Itali, fëmijët kërkojnë ndihmë në Polici e media

$
0
0

Shpëtim-dhe-Teuta-PashoDy bashkëshortë shqiptarë, rezidentë në Itali, Shpëtim dhe Teuta Pasho rezultojnë të humbur që prej muajit nëntor. Fëmijët e tyre, shumë të shqetësuar, kanë bërë apel për të mësuar vendodhjen e prindërve të tyre. Familja jetonte në Firence dhe siç thuhet ata janë zhdukur nga shtëpia e tyre.

Ndërkohë të alarmuar nga kjo gjendje, fëmijët i janë drejtuar emisionit “Chi I’ha visto” në Rai3 për të kërkuar ndihmën për gjetjen e tyre. Sipas disa informacioneve të mbledhura nga emirsioni, thuhet se çifti është parë në Xhenova, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar. Por punonjësit e policisë që kanë ndjekur çështjen, i kanë thënë vajzës së çiftit se nuk kemi të bëjmë me një zhdukje “të vullnetshme” të çiftit.

Dorina Pasha, vajza e çiftit këmbëngul që të zbulohet se çfarë u ka ndodhur prindërve të saj, pasi për ta nuk ka asnjë lajm as nga Shqipëria.  Alarmi për zhdukjen e tyre u dha në fillim të nëntorit nga fëmijët e çiftit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12594


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>