Quantcast
Channel: Tirana Observer
Viewing all 12594 articles
Browse latest View live

Task-forca për të goditur LSI-në në zgjedhje? Përgjigjet zëvendëskryeministrja

$
0
0

Zëvendëskryeministrja teknike, Ledina Mandia ka folur në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi mbi punën e task forcës së ngritur gjatë zgjedhjeve.

Sipas saj në këtë task-forcë janë përfshirë ministritë që kanë patur lidhje me procesin zgjedhor. Mandia deklaroi se nuk ka qenë qëllim i kësaj task-force spastrimi i LSI-së.

“Ne ishim aty për të krijuar kushte të drejta dhe të barabarta për të gjitha forcat politike”, deklaroi zëvendëskryeministrja.

“Në asnjë rast nuk kam ditur se kujt i përket një drejtori apo një tjetër. Rastet i kam adresuar, më pas kam mësuar se kujt i përket. Ka patur të shkarkuar jo vetëm nga LSI, por edhe nga PDIU dhe PS. Nuk ka patur një raport të zhdrejtë.”

Sa i përket largimit nga qeveria të ministrave teknikë, ajo deklaroi: “Marrëveshja politike nuk përcakton mënyrën e funksionimit të ministrave teknikë. Ndërkohë që Kushtetuta e shpreh qartë se si kryhet emërimi dhe shkarkimi i ministrave. Prandaj do t’i qëndrojmë korrekt Kushtetutës”.


Elvana Gjata dhe Ledri Vula bashkë për këngën e re

$
0
0

Njëri prej reperave më të suksesshëm dhe me shumë bashkëpunime në tregun muzikor, ka gati një prodhim të ri me Elvana Gjatën. Duket e çuditshme pak kohë pasi këngëtarja kaloi kufijtë dhe sapo ka nisur rrugëtimin artistik në karrierën ndërkombëtare, por ja që Ledri Vula ka arritur të konkretizojë një bashkëpunim me të.

 Verën e vitit të kaluar, Ledri prezantoi njëra pas tjetrës dy këngë me Flori Mumajesin, kompozitorin që për vite me radhë krijoi shumë këngë për Elvana Gjatën.

Pas bashkëpunimit “Forever is over” me Poo Bear dhe David Guetta, Elvana do të rikthehet për një këngë të re me Ledri Vulën. Burime të sigurta pranë këngëtarëve  kanë zbuluar për InTv se ata të dy do të vijnë këtë herë bashkë. Ledri nuk mbetet vetëm një prej këngëtarëve që simpatizojnë të gjitha vajzat, por edhe reperi i preferuar nga femrat për bashkëpunim.

Surpriza që e përloti Adrola Dushin live: Nuk ma merrte mendja kurrë

$
0
0

Prej një viti tashmë modelja e njohur Adrola Dushi është transferuar në Amerikë dhe ka filluar kontratat e njëpasnjëshme me kompanitë e modelingut. Shumë prej emrave më të njohur të modës, të cilët i kishte pasur ëndërr, vetëm gjatë vitit të parë jo vetëm që i ka prekur dhe parë nga afër, por edhe ka preferuar të zgjedhë mes tyre. Me gjithë vështirësitë e fillimit dhe megjithëse ende në hapat e parë të një karriere ndërkombëtare si modele, Adrola është e lumtur që është larguar nga Shqipëria drejt vendit të mundësive. Sepse atje ka të gjithë familjen, por edhe sepse mund të vlerësohet më shumë e më mirë për punën që bën.

E ftuar sot në programin e pasdites “Rudina”, Adrola tha se vështirësitë nuk kanë qenë të pakta. Por më e madhja dhe më e papërballueshmja është mungesa e të birit 3-vjeçar, Troit. Ai jeton me prindërit e Adrolës, një orë larg Manhatanit ku Adrola jeton me modelen tjetër nga Shqipëria, Xhesika Berberi: “Është e vështirë, sepse më mungon shumë Troi. Në fillim nuk më zinte gjumi natën. Me keqardhje e them, por unë nuk jam më e preferuara e Troit… “ – tregon ajo duke shtuar se tashmë vogëlushi kërkon më shumë mamin dhe babin e saj sesa vetë atë. Natyrisht, takimet  janë të shpeshta,  jo më shumë se një javë mund të rrinë pa e parë njëri-tjetrin, por Adrola rrëfen se shumë shpejt do që ta ketë të birin me vete në Manhatan, sepse ai tashmë po rritet dhe i ndien mungesën e saj: “Shihemi shumë shpesh, por nuk jam çdo natë më Troin, më mungon 24 orëshi me të…”

E gjithë familja e Adrolës është në Amerikë dhe ajo e ndien veten me fat që prindërit dhe dy vëllezërit kanë qenë mbështetja e saj më e madhe…. Edhe pse, në fillim, ata të dy nuk e kishin dashur motrën e vogël, madje e kishin urryer…

Landi ishte i pranishëm në studion e “Rudina” enkas për t’i dërguar motrës një mesazh: “E mbaj mend shumë mirë kur linde ti, sa shumë të kam urryer, sepse doja të kisha një vëlla tjetër, por sot jam shumë krenar për ty….” – tha ai ndër të tjera.

Pas videos, Adrola e pati të vështirë t’i përmbante lotët. Landi dhe Adi janë pika e saj e dobët: “Nuk ma merrte mendja kurrë që Landi të pranonte të bënte këtë gjë. Ju falënderoj shumë. Ata janë pika ime e dobët, pjesa e pandashme imja, shpresoj ta mbajnë kokën lart për mua një ditë”, – thotë ajo e përlotur duke kujtuar se fëmijëria me dy vëllezër ka qenë e jashtëzakonshme: “Nuk kanë qenë aspak të lumtur kur linda unë, por pastaj Landi dhe Adi ziheshin kush do më puthte i pari te këmba, më merrnin në krahë dhe më hidhnin, kush do më puthte i pari…. “ – thotë ajo mes lotësh duke shtuar se ndihet e bekuar për familjen dhe për mbështetjen e saj të madhe në çdo hap që i është dashur të bëjë.

Tani që ka ardhur në Shqipëri, modelja kishte preferuar që të gjithë kohën ta kalonte në qetësi me të birin, por kureshtja e publikut për të është gjithmonë e madhe.

Almeda Abazi ndjen mungesën për njeriun e shtrenjtë

$
0
0
Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi, pak muaj më parë kurorëzoi në martesë lidhjen e dashurisë me Tolgahan Sayismanit, i cili mban në dorë unazën e babit të Almedës. Atë që më parë kishte qenë unaza e bashkëshortit të saj, mamaja e Almedës ia dhuroi Tolgahanit. “Tani dua që ta mbash ti këtë unazë”, i tha nëna e Almedës Sayismanit kur i dhuroi rrethin e martesës të bashkëshortit të ndjerë, Muhamet Abazi.

Almeda u lumturua dyfish, shumë vite pasi i ati është ndarë nga jeta. Por nuk mund të rrijë asnjëherë larg kujtimeve të tij.

Sot, një shkrim i gazetës ‘Tirona’ e ka bërë Almedën të emocionohet e të shpreh mallin për personin e zemrës.

Mbi artikullin “Muhamet Abazi, tironasi kampion në sportin e atletikës…” Almeda shkruan se e ka marrë shumë malli.

Muhamet Abazi shënohet me gërma të arta në librin e rekordeve kombëtare në sportin e Atletikës. Ai theu mjaft rekorde kombëtare në kërcimin së larti, ndër të cilat vlen të permendet rekordi 2.11m, rekord të cilin e mbajti për një kohë të gjatë.

Kur Armina merrte pjesë në festat “e çmendura”… ishte 17-vjeçare

$
0
0

 

Blogerja e njohur Armina Mevlani, poston shpesh foto të hershme nga adoleshenca apo edhe fëmijëria. Periudhat më të bukura ajo i mban mend si vitet më energjike dhe vitet kur nuk nguronte të shijonte çdo dhuratë të jetës. E njohur si një adhuruese e çmendur e rock-ut, Armina njihej në shoqëri si vajza rebele që nuk linte dy gurë bashkë… edhe në rastin e festave.

“Çmenduritë” festive e kanë shoqëruar 26-vjeçaren gjatë gjithë viteve të adoleshencës (edhe disa vite pas saj). Ashtu si të gjithë kanë dëshirë të bëhen fëmijë para muzikës që pëlqejnë e para festave, edhe Armina kështu ndihej në moshën 17-vjeçare….

Sot, duke kujtuar ato vite, Armina i është rikthyer adoleshencës. Në një foto paparaci nga Panorama të postuar në Instagram, Armina nuk bën asnjë koment më shumë veç kohës kur i përket fotografia. Sepse fotoja flet vet…

Kreu i KQZ: Pse refuzuam kërkesën e PDIU për rinumërimin e votave në gjithë Tiranën

$
0
0

I ftuar në emisionin ‘Natë me Xhaxhiun’ ne ‘News24’ Klement Zguri tha se gabimet e shfaqura pas rinumërimit të kutive ishin për shkak të komisionerëve dhe numëruesve të cilët nuk ishin të patrajnuar mirë.

“Gabimet ishin për shkak të komisionerëve të patrajnuar mirë dhe kjo është e pafalshme. Votat përfunduan më vonë në Tiranë në krahasim me qarqet e tjera. Pas rinumërimit nuk kishte ndryshime mandati dhe kjo nuk e cenon procesin zgjedhor. Por sigurisht është alarm dhe gabimet nuk duhet të përsëriten”- tha Zguri.

Ndërkohë sa i përket refuzimit të kërkesës së PDIU për rinumërimin e kutive në gjithë qarkun e Tiranës, Zguri tha se kërkesa u refuzua pasi nuk kishte fakte dhe prova për hapjen e kutive.

“Profesionalisht do ishte shumë e ulët. A ka gjykim pa mosmarrëveshje. Në Tiranë nuk kishte asnjë ankimim nga asnjë komisioner. Nuk i druheshim lodhjes, por si mund të hapet një qark pa pasur prova dhe fakte? Ose një shënim se ka pasur neglizhencë nga komisionerët apo nga numëruesit”- tha Zguri, raporton ‘BalkanWeb’.

 

 

Basha kujton ekzekutimin e dy poetëve: Diktaturat i mban në këmbë padija

$
0
0
Nëpermjet një statusi në FB, Lulzim Basha ka kujtuar ekzekutimin e dy poetëve nga regjimi komunist, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Basha shkruan se Diktaturat i mban në këmbë padija, frika, heshtja, shuarja e ëndrrave

Postimi i Bashës në FB

40 vjet më parë diktatura komuniste ekzekutoi dy poetë, dy shpirtra e mendje të lira. I vrau sepse liria e të menduarit, fjalët dhe kurajoja e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit ishin kërcënim për regjimin.

Diktaturat i mban në këmbë padija, frika, heshtja, shuarja e ëndrrave. Sepse, sikurse shkruante Vilsoni: “Saharaja s’di të ëndërrojë/Ajo bluan gurë me mend’ e saj…”

Jetët dhe vepra e Gencit dhe Vilsonit janë një thirrje ende e gjallë për të gjithë ne, për lirinë dhe dinjitetin e njerëzve, për shpresën, për të ardhmen.

 

A e zgjidh Berisha krizën në PD?Patozi: Çfarë më tha në takim

$
0
0

Edhe pse nuk është pjesë e garës për kreun e Partisë Demokratike, Astrit Patozi prej disa ditësh vijon takimet me demokratët në mbarë vendin. Ai shpreson në ndërprerjen e garës për zgjedhjet brenda PD, pasi i cilëson ato farsë, dhe sipas tij të zhvillohet në tjetër proces ku kandidatët të garojnë në mënyrë të barabartë.

Shumë persona brenda PD presin një reagim të ish-kreut të PD-së Sali Berisha për këtë situatë të krijuar brenda partisë. Në emisionin “Kjo javë” me gazetaren Nisida Tufa në “News24”, Patozi thotë se nuk beson që çelësin për zgjidhjen e kësaj situate ta ketë vetëm Berisha.

Duke u ndalur tek një takim që ka zhvilluar me të disa ditë më parë, Patozi thotë se kanë bashkëndarë shqetësimin për situatën në PD dhe përçarjen e partisë.

Shumë zëra thonë se kjo bëhet për të marrë një reagim nga Berisha, gjë që nuk ka ndodhur ende. Ju pak ditë më parë keni patur një takim me ish-kryeministrin Berisha. Si dolët nga ky takim? A është Berisha i shqetësuar për situatën në PD apo e sheh si një garë normale?

Nuk është siç e përshkruat ju, se gjithë çfarë po ndodh po kërkon reagim të Berishës. Njerëzit mund ta mendojnë, por nuk është kjo arsyeja e këtij reagimi. Reagimi është spontan, i natyrshëm, është genuin i demokratëve, të cilët sigurisht do ta mirëprisnin një mbështetje të Berishës në aksioni e tyre, apo në atë që ata kërkojnë. Por ata nuk mund të rrinë varur në dëshirën apo vullneti i një njeriu. Unë kam patur një takim normal me Berishën, kemi patur shqetësime të përbashkëta për çështjet që folëm më lart. E kam parë shumë të shqetësuar për mënyrën sesi e mendon ai atë që ka ndodhur në PD. Jemi ndarë pa keqkuptime, por kaq mund të them.

A ishte ai pro apo kundër kandidimit tuaj?

As ja kam kërkuar, as ma tha, dhe as ka ndonjë rëndësi apo vlerë. Kur unë e kam takuar Berishën, kandidimi im ishte një çështje e kryer nga ana ime. Kisha shprehur gatishmërinë time para 3 mln shqiptarëve. Isha i gatshëm ta sfidoja Bashën me alternativën time për udhëheqjen e PD. Ndërkohë që Basha dy ditë më vonë mori vendimin e tij, për përjashtimin tim nga gara, dhe futjen e PD në një farsë elektorale. Unë kam folur me Berishën, jo për këtë çështje, por si do ta zgjidhim ne këtë, që PD të qëndrojë e bashkuar dhe si të ringrihet shumë shpejt për të rivalizuar PS dhe Ramën, i cili është në një apogje të pushtetit të tij.

Ju personalisht mendoni se Berisha e ka çelësin në dorë për të zgjidhur këtë situatë? Ndoshta edhe ndërprerjen e garës në PD për ta bërë atë më pas më të hapur.

Unë nuk besoj tek çelsat magjikë, asnjëherë. Dhe nuk besoj se një njeri i vetëm sado i fuqishëm dhe ndikues që të jetë, t’i ketë në dorë të gjitha. Por edhe sikur kjo të ishte e vërtetë, unë nuk do kisha qejf që të ndodhte, që një njeri i vetëm të ketë çdo çelës që kontrollon gjithçka, sepse unë jam kundër kësaj. PD duhet të dalë nga ky spiral. Sot ne jemi në mëshirën e një “autokratuci” do e thoja, i cili e ka personalizuar vendimmarrjen e PD, duke e kapërcyer disa herë edhe Berishën, i cili ka pasur akuza për të qenit autoritar. Por nëse ka qenë Berisha autoritar, ky lloj autoritariteti ka qenë në një farë mënyrë i gjithëpranuar nga vetë PD, ka qenë shumë natyral, dhe ka qenë në përshtatje të plotë me kushtet në të cilat është ushtruar. Basha është në kundërkohë, kundërrjedhë, dhe kundërrymë, me të gjitha zhvillimet botërore, europiane, ballkanike, shqiptare, duke u treguar si një plak në politikë, ndërkohë që duhet të sillej si një europian dhe i ri, për moshën që ka dhe për formimin. Sepse pretendon se vjen nga një shkollim perëndimor.


Atentati në Shkodër, arrestohet në Mal të Zi autori

$
0
0

Është arrestuar personi i dyshuar si autori i atentatit të kryer këtë të shtunë me armë zjarri në mes të Shkodrës, ku mbetën të plagosur 3 persona.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Aurel Ahi, 25 vjeç dhe banues në lagjen “Guerrile” të Shkodrës.

Sipas burimeve, Ahi është arrestuar në Malin e Zi, ku ishte arratisur pak pas kryerjes së atentatit, përpara teatrit “Migjeni”, në qendër të qytetit verior.

Shqiptari përdhunon ish-partneren në sytë e fëmijës së tyre

$
0
0

Nga një vit burg që mori në shkallën e parë, në Gjykatën e Apelit ka marrë 6 vite burg.

Ky është dënimi maksimal për një shqiptar në Itali, i akuzuar për sulm seksual.

Ai do të duhet të paguaj edhe 20 mijë euro.

Ai është shpallur fajtor pasi ka detyruar ish-partneren e tij të kryej marrëdhënie seksuale në një hotel luksoz në Trento.

Çifti ishte ndarë për shkak të keqtrajtimit që gruaja kishte pësuar nga shqiptari e për pasojë kishte kërkuar ndihmë.

Megjithatë, ata kishin një fëmijë dhe kishin rënë dakord të takoheshin në mënyrë që babai të shihte të birin.

Në një prej këtyre takimeve, shqiptari e ka ndjekur ish-partneren dhe nëpërmjet kërcënimit të një thike e ka detyruar të kryej marrëdhënie me të.

Të dy të bashku, e i pranishëm edhe fëmija, kanë shkuar në hotelin luksoz e përveç kësaj, gruaja është detyruar të bëjë edhe pagesën e dhomës së hotelit.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja i ka bërë të gjitha këto për të mos shkaktuar traum tek fëmija.

Përballë këtyre fakteve, shqiptari është dënuar me 6 vite e 4 muaj burgim duke u shpallur fajtor jo vetëm për dhunën në familje, por edhe përdhunimin nën sytë e një fëmije.

Inter humb në miqësore

$
0
0

Interi ka humbur me rezultatin 1-2, në miqësoren e luajtur ndaj gjermanëve të Nuremberg, të cilët militojnë në Bundesligën e dytë.

Gjithçka ndodhi brenda minutës së 55 dhe 65 të ndeshjes, ku gjermanët shënuan dy herë me anë të Gislason dhe Ishak, ndërsa zikaltrit ngushtuan diferncën me anë të Eder, pas një asisti të brazilianit Gabriel Barbosa.

Por, duket se trajneri i Interit, Luciano Spalletti nuk e merr aspak seriozisht këtë humbje dhe vlerëson paraqitjen e të tijve.

“E rëndësishme ishte që të mos dëmtohej asnjë nga lojtarët dhe këtë e arritëm. E dinim që do të ishte e vështirë pasi djemtë i kanë këmbët e rënduara nga përgatitja, ndërsa gjermanët kanë filluar stërvitjen shumë më herët se ne. Pësuam dy gola, nga dy  gabime në pasim, që erdhën si pasojë e këmbëve të lodhura, por taktikisht pashë gjëra të mira”, tha Spalletti.

Trajneri zikaltër nuk foli për merkaton, por dha sinjale se ka arritur të skicojë në mendjen e tij, futbollistët te të cilët do të mbështetet në sezonin e ardhshëm.

“Shpresoj që në Kinë të jemi 20 futbollistë, sepse duhet të shmangim aktivizimet më të gajta se 60 minuta, pasi mund të na dëmtohen lojtarët. Tani kam filluar të kem një ide më të qartë për ekipin dhe atë se çfarë duhet të ndryshojmë apo të përmirësojmë. E kuptoj që futbolli është biznes dhe duhen rezultatet, por në këtë fazë, më intereson më tepër përgatitja e ekipit sesa fitorja e miqësoreve”, u shpreh tekniku zikaltër.

Rikthehen fajdet, shpëtim nga diktatura e bankave

$
0
0

Në Shqipëri është duke u rishfaqur fenomeni i fajdeve. Në një vrojtim, i cili ka mbledhur të dhëna deri në fund të qershorit, Banka e Shqipërisë raporton se bizneset dhe individët kanë filluar gjithnjë e më shumë të përdorin burime të tjera të parasë në vend të marrjes se kredive nga bankat.

Banka Qendore i cilëson me termin “burime alternative” dhe thotë se sinjalet dhe perceptimi i bankave të nivelit të dytë për rënien e kërkesës për kredi lidhet pikërisht me gjetjen e financimit në një mënyre tjetër.

Fenomeni është përhapur për të dy kategoritë, si individët dhe bizneset, ndërsa vetë institucioni monetar ka pranuar së fundi se në ekonominë shqiptare ka një rritje të ndjeshme të parasë informale. Rrezikun më të madh Banka dhe autoritet e tjera e shohin në shtimin e monedhës euro, përdorimi në masë i të cilës ka sjellë një ekuilibër të ri në kursin e këmbimit dhe ka detyruar institucionet të nisin një plan masash kundër përdorimit të saj.

Fajdet në Shqipëri kanë dalë si mundësi për qytetarët dhe sipërmarrësit sa herë që ka patur kriza dhe bankat nuk kanë dhënë kredi, ose gjatë periudhave kur ka patur shtim në treg të parasë informale.

Studim i ri: Kafja zgjat jetën

$
0
0

Në studimin më të madh të këtij lloji, realizuar ndonjëherë, shkencëtarët analizuan të dhënat e gjysmë milioni njerëzve nga dhjetë shtete europiane për të zbuluar efektin e kafesë në shtimin e jetëgjatësisë…

Kokrra magjike e kafesë; shumë njerëz i shpëton nga gjumi i mëngjesit dhe tani, me shumë gjasa, të zgjat jetën.

Për mëse 20 vjet, këtu është provuar dhe prodhuar kafe artizanale për njerëz të sërës së lartë.

Në atë kohë, të dhënat mbi ndikimin e kafesë në shëndetin e njeriut kanë qenë të ndryshme.

Studiues të Agjencisë Ndërkombëtare të për Kërkimet mbi Kancerin (ANKK) dhe Kolegji Imperial në Londër, dolën në përfundimin se, një konsumim më i madh i kafesë pakëson rrezikun për të vdekur nga çfarëdolloj shkaku, veçanërisht nga sëmundje kardiovaskulare dhe të aparatit tretës.

“Nuk e kuptoj pse vite më parë konsumimi i kafesë është parë si diçka negative, prandaj më vjen mirë që informacionet po balancohen”, thotë Stephen nga Mercanta Coffee.

Por informacionet jo thjesht po balancohen, por ato po anojnë më tepër nga efektet pozitive të kafesë.

Shkencëtarët studiuan mbi gjysmë milione njerëz në dhjetë vende të Europës për marrëdhënien e tyre me kafenë.

Pas 16 vitesh studimi, ata dolën në përfundimin se ata që konsumonin më shumë kafe, rrezikonin më pak të vdisnin nga shkaqe të ndryshme. Meshkujt që pinin të paktën tre kafe në ditë, kishin 18 përqind më pak gjasa të vdisnin nga sëmundje të ndryshme, se ata që nuk pinin kafe fare. Për femrat ishte shtatë përqind.

Profesori Elio Riboli nga Kolegji Imperial në Londër thotë: “Ajo që ka më tepër rëndësi është se rezultatet ishin të njëjta në dhjetë vende europiane, edhe pse për lloje të ndryshme kafeje, që nga ekspresi te kafeja norvegjeze me filtër. Doli se kishte një lidhje midis konsumimit të kafesë dhe jetëgjatësisë në këto popullata”.

Shkencëtarët tani po përpiqen të kuptojnë se cila kafe është më e mira dhe përse.

Ata që e kanë lënë kafenë, tani mund ta mendojnë edhe njëherë.

Ky studim u publikua në revistën Annal of Internal Medicine./VOA

Qeveria e re do të jetë edhe me … nota

$
0
0

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar pasditen e kësaj të shtune “mekanizmin e notës” si vlerësuese për punën e administratës.

Me një postim në Facebook, kryeministri tha se “Çdo institucion, zyrë, sportel, që u shërben qytetarëve do të jetë i gjykueshëm nga çdo qytetar/e që do të dëshirojë të vendosë notën e tij/saj (nga 1-10) pas marrjes së shërbimit.”

Rama tha se nga notat e qytetarëve do të gjenerohet periodikisht një notë mesatare, e cila do të bëhet publike.

“Ky vlerësim do të mundësojë informimin në kohë reale të publikut dhe të qeverisë, për nivelin e pëlqyeshmërisë së shërbimit në çdo zyrë a sportel të shtetit në rang republike.”

Kryeministri tha se përmes këtij vlerësimi, do të dalë edhe një koeficient për vlerësimin zyrtar të çdo drejtuesi të një institucioni shërbimesh, në nivel qendror apo vendor.

“Mbi bazën e këtij koeficienti do të ngrihet edhe një seri masash administrative, që nga shpërblimet e fundvitit për ata që shkëlqejnë, tek penalizimet përkatëse për ata që nuk e kalojnë provimin e publikut.”

6 mënyrat më të gabuara për të flirtuar me meshkujt

$
0
0

1. Të bëni simpatiken

2. Të bëni intelektualen

Disa femra të tjera, në tentativën për t’u dukur sa më të sofistikuara, mbështeten te një intelektualizëm i pajustifikuar, duke u dukur në sytë e djemve më shumë snobe sesa inteligjente. Nuk konsiderohet e hijshme të flisni për një çështje historike, një person publik, një libër, autor etj., pa ditur në të vërtetë asgjë rreth tyre. Nëse do të silleni si e zgjuar, kjo nuk do të jetë e vështirë për t’u kuptuar nga ana e mashkullit që doni të bëni medoemos për vete.

3. Të mos “jepeni” në një kohë të shkurtër

Mendimi që duhet të largoni nga vetja është edhe ai i djemve mashtrues që duan vetëm “një gjë”. Një herë e një kohë mund të mendohej vërtet kështu, por duke qenë se gjërat kanë ndryshuar, shumë meshkuj (në kuptimin e vërtetë të fjalës) kanë fituar një mentalitet disi romantik për dashurinë apo në marrëdhëniet intime. Madje në disa raste, janë vetë ata që nuk “përfitojnë” nga femrat. Ndaj të mos “jepeni” menjëherë do të thotë të jeni kundërproduktive, sepse mashkulli modern nuk e rrit dëshirën me pritjen, por vetëm se ndihet më pak i dëshiruar. Besojmë se e kuptuat se cila është sjellja e duhur në këtë aspekt.

4. Të jeni e sinqertë

Këshilla më e keqe në aspektin sentimental është ajo sipas së cilës thuhet se: “hapni” zemrën dhe të rrëfeni atë çfarë ndieni për personin e zemrës! Nuk ka vend asnjëherë për sinqeritet të menjëhershëm, përkundrazi, kjo çon në dëme të pariparueshme. Nëse ka një fushë në të cilën dominon mashtrimi, intriga dhe hipokrizia, në shumë raste ajo fushë është dashuria. Ndaj “zbulimi” i menjëhershëm i shpirtit, i ndjenjave dhe i afeksionit, janë sjellje të cilat do të largonin në një kohë të shkurtër interesin e mashkullit ndaj jush. I vetmi sekret është që të shtireni. Kjo vlen në fillim!

5. Të bëni të “ndryshmen”

T’ia filloni me frazën “Unë jam ndryshe nga gjithë të tjerat”, i përçon mashkullit një mesazh të qartë: “Jeni më e ngjashme nga të gjitha të tjerat në krahasim me të tjerat”. Ndaj do të ishte më mirë që të shmangnit biseda të tilla vetëvlerësuese apo të një identiteti që ndryshon nga turma. Nëse jeni vërtet unike, këtë le ta shohin dhe ta thonë të tjerët. Do të keni gjithmonë kohë për të vërtetuar veçantinë tuaj.

6. Të bëni rolin e “shokut”

Qasja në rolin e shokut mund të çojë sërish në rezultate katastrofike. Të gromësish, të shash dhe bisedat për futbollin, për të dhënë pamjen e një femre jo të dobët, nuk funksionojnë nëse dëshironi të bëni për vete një mashkull. Janë të gjitha sjellje të pranueshme në një shoqëri meshkujsh, por aspak të hijshme për ta për t’i parë te një partnere e mundshme serioze.

Dhe me siguri, pasi të keni lexuar këto mënyra, të cilat konsiderohen si jo të duhura për të bërë për vete një mashkull, do të pyesnit: “Cila është taktika e duhur atëherë?”. E thjeshtë, mjaftoni të mbështeteni te vetvetja dhe të jeni pak “mace”! Gëzohuni dhe qeshni së bashku! Një mashkull ndihet mirë me një grua inteligjente në krah, të bukur, pasionante, kurioze për gjithçka, por që mund të jetë edhe një mike e mirë, me të cilën mund të bisedojë për gjërat e thjeshta të ditës, që e bën të ndihet mirë dhe njëherësh e kthen te vetvetja. Kultivojeni miqësinë, bashkëpunimin dhe sensin e humorit. Por, siç e përmendëm më sipër, të gjitha këto bëjini duke qenë plotësisht vetvetja dhe jo me sforco.


Pse, por sinqerisht pse, Trump e dashuron Rusinë kaq shumë?

$
0
0

Zbulimet më të fundit në lidhje me Rusinë dhe fushatën e Presidentit Trump janë të dobishme sepse mund të ndihmojnë të zbulojnë misterin që ka qenë gjithmonë në qendër të kësaj historie.

Pse Trump kishte një qëndrim të tillë dashurie ndaj Rusisë dhe Presidentit Vladimir Putin? Është një pozitë kaq e pazakontë për Trump dhe kërkon një lloj shpjegimi.

Ndryshe nga politika e brendshme, ku ai ka devijuar në të gjithë hartën politike, në politikën e jashtme, Trump ka mbajtur pikëpamje të qarta dhe konsekuente për tre dekada. Në vitin 1987, në deklaratën e tij të parë të madhe mbi politikën publike, ai nxori një reklamë në disa gazeta që fillonin kështu: “Për dekada me radhë, Japonia dhe vendet e tjera po përfitojnë nga Shtetet e Bashkuara.” Në reklamë, ai gjithashtu sulmonte shumë ashpër “Arabinë Saudite, një vend, ekzistenca e të cilit është në duart e Shteteve të Bashkuara”, dhe “aleatë të tjerë që nuk do të ndihmojnë”.

Kjo është pikëpamja e botës nga Trump, dhe ai kurrë nuk ka lëkundur prej saj. Ai ka shtuar vende në listën e mashtruesve, së fundmi Kinën dhe Meksikën. Për të parën, ai shkroi në librin e tij të fushatës presidenciale, “Ka njerëz që dëshirojnë që unë të mos i referohem Kinës si armiku ynë. Por kjo është pikërisht ajo që ata janë”. Gjatë fushatës, ai tha:” Ne nuk mund të vazhdojmë ta lejojmë Kinën të përdhunojë vendin tonë”. Pak muaj përpara se të shpallte kandidaturën e tij, ai shkroi në Twitter: “Nuk dua asgjë në lidhje me Meksikën përveç se për të ndërtuar një MUR të padepërtueshëm dhe t’i ndalojmë ato nga shkatërrimi i SHBA-ve”.

Trump është ajo që historiani Walter Russell Mead e quan një “Jacksonian” mbi politikën e jashtme (pas Andrew Jackson), dikush thellësisht skeptik dhe instinktivisht armiqësor ndaj kombeve dhe liderëve të tjerë, të cilët besojnë në një Amerikë si fortesë që shikon vetëm punët e saj dhe nëse dikush e shqetëson, do ta “bombardojë egërsisht” dhe pastaj do të tërhiqet përsëri në atdheun e saj.

Ky ishte qëndrimi themelor i Trump ndaj botës, me përjashtim të Rusisë dhe Putinit. Dhjetë vjet më parë, kur paratë ruse u derdhën në Perëndim, Trump filloi të lavdërojë vendin dhe udhëheqësin e saj: “Shikoni Putin. . . Ai është duke bërë një punë të madhe në rindërtimin e imazhit të Rusisë dhe gjithashtu në rindërtimin e Rusisë”. Në vitin 2013, Putini shkroi një opinion në New York Times për t’u përpjekur të ndryshonte mendjen e administratës së Obamës për përgjigjen e saj ndaj përdorimit të armëve kimike nga qeveria siriane. Në të, ai argumentoi se gazi helmues ishte përdorur në të vërtetë nga opozita siriane për të mashtruar Uashingtonin për të sulmuar regjimin. Reagimi i Trump ishte lirik. “Mendova se ishte një shkrim i mrekullueshëm. . . Unë mendoj se ai dëshiron të bëhet kreu i botës, dhe tani ai po e bën këtë”.

Trump admironte aq shumë Putin sa ai imagjinonte se të dy ishin takuar, duke bërë disa variante të atij pretendimi të rremë të paktën pesë herë në publik dhe duke mbrojtur çdo kritikë ndaj tij. “Me të gjithë drejtësinë ndaj Putinit, ju thoni se ai vrau njerëz. Nuk e kam parë këtë,” tha ai në vitin 2015.” A keni qenë në gjendje ta provoni këtë?” Kur u përball përsëri me këtë në fillim të këtij viti, ai e hodhi poshtë këtë pretendim, duke thënë, “Ne kemi shumë vrasës. Çfarë mendon se vendi ynë është kaq i pafajshëm?” Trump nuk mund t’i bënte këto justifikime për ndonjë avantazh politik. Partia Republikane ishte instinktivisht armiqësore ndaj Rusisë, ndonëse në shenjë të ndryshimit të qasjeve të SHBA-ve, republikanët sot kanë një pikëpamje më të favorshme për Putinin sesa demokratët me 20 pikë.

“Nuk ka asgjë që unë mund të mendoj se do të dëshiroja më shumë shumë sesa të kisha Rusinë mike,” tha Trump në një konferencë shtypi në korrikun e kaluar. Fushatën e tij dukej se e ndiqte kjo ide. Ai caktoi si një këshilltar të lartë të politikës së jashtme Michael Flynn, një njeri që kishte shprehur prirjet pro-ruse dhe, tani e dimë, që ishte paguar nga qeveria ruse. Paul Manafort, i cili ishte për një kohë kreu i fushatës së Trump, mori miliona dollarë nga partia pro-ruse e Ukrainës. Gjatë konventës republikane, kishte një zbutje shumë të pazakontë të gjuhës mbi pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Dhe pasi u zgjodh, Trump zgjodhi si sekretarin e shtetit të tij Rex Tillerson, i cili kishte fituar një nga nderimet më të larta të Rusisë për të huajt dhe kishte një “marrëdhënie shumë të ngushtë” me Putinin. Së fundi, ekzistojnë kontaktet e përsëritura midis anëtarëve të fushatës së Trump dhe familjes, me zyrtarë dhe shtetas kryesorë rusë, të cilët përsëri duket se janë të lidhur ndaj Rusisë.

Është e mundur që të ketë shpjegime të mira për të gjithë këtë histori. Ndoshta Trump admiron Putinin vetëm si një udhëheqës. Ndoshta ai beson në botëkuptimin e këshilltarit të tij të lartë Stephen K. Bannon, në të cilin Rusia nuk është një armik ideologjik, por një mik kulturor, një vend i bardhë i krishterë që lufton myslimanët e pakulturuar. Por ndoshta ekziston ndonjë shpjegim tjetër për këtë dekadë të gjatë të flirtimit me Rusinë dhe udhëheqësin e saj. Ky është misteri tani në qendrën e presidencës Trump që hetuesi i posaçëm Robert S. Mueller III padyshim do të përpiqet të zgjidhë.

/The Washington Post – Lexo.al

Rishfaqet Ilir Meta, sërish në një aktivitet të LSI

$
0
0

Ka nisur në Jalë kampi i USY World Festival 2017, ku të rinjtë e LRI kanë mirëpritur 400 të huaj.

Mbrëmjen e sotme në Jalë ka qenë edhe Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

Çifti presidencial u shfaq i relaksuar, teksa kishin marrë edhe ngjyrë.

Kejdi Mehmetaj në fjalën e saj ndër të tjera nuk ka harruar pa falenderuar edhe kryetarin e FRESSH, Eljo Hysko për zhvillimin e këtij kampi.

“Dua të falenderoj Elion se pas zhvillimeve të fundit në Shqipëri ne të rinjtë organizuam bashkë këtë aktivitet”, ka thënë Kejdi.

Arratia e radhës, Marina dhe Geti në një det tjetër jashtë Shqipërisë

$
0
0

Periudha e verës Marinën dhe Getin i ka gjetur vetëm në udhëtim. Nga njëri breg në tjetrin, nga njëri det në tjetrin. Ende nuk është bërë zyrtare dhe konfirmuar ceremonia e martesës nga çifti, por ata muajin e mjaltit thuajse e kanë jetuar për këtë verë. Nga Meksika, në Majemi, Amerikë, çifti u kthyen në Tiranë për të festuar 35-vjetorin e reperit të njohur të Babastars, kaluan disa ditë edhe në Kosovë ku u panë në darkë me familjen dhe pas asaj, sërish në arrati.

Këtë herë është Marina që nga profili i saj na e ka bërë për zili të gjithëve. Siç duket edhe nga videot, çifti po shijon rrezet në jugun e Italisë, në bregun e Amalfit, një prej zonave më të vizituara edhe nga personazhe të njohur ndërkombëtarë.  Të lindur për pushime…

FOTO/ Pamjet e aksidentit, Range Rover-i Arben Ahmetaj i kthyer përmbys në rrugë

$
0
0

Arben Ahmetaj ka qenë pasagjer në mjetin tip Land Rover që udhëtonte në rrugën Tabanoc-Kumanovë.

Makina është përplasur me një autobus.

14 vetë kanë mbetur të plagosur.

Mjeti ka rrëshqitur në rrugë dhe është përplasur me autobuzin, për shkak të lagështirës në rrugë.

Burime nga spitali i Kumanovës bëjnë me dije se Ahmetaj nuk ka asnjë dëmtim serioz.

Ai do të qëndrojë sot në spitalin e Kumanovës për t’u mbajtur nën mbikqyrjen e mjekëve.

Aksidenti duket se nuk ka pasur pasoja për Ahmetajn.

Ai pritet që nesër të lërë spitalin.

Gjatë mbrëmjes ai u vizitua edhe nga Agim Nuhiu, zv.ministri i Brendshëm i Maqedonisë, që konfirmoi gjëndjen e mirë shëndetësore të Ahmetajt me një status në Facebook.

“Falë Zotit, vëllai yne, ish ministri i Financave i Shqipërisë z. Arben Ahmetaj iu shmang pasojave dhe lëndimeve të rënda trupore nga një aksident automobilistik të pësuar në orët e pasditës në afërsi të Kumanovës. Edhe personat e tjerë të aksidentuar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë! 
Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të aksidentuarit!” shkruan Nuhiu.

Arben Ahmetaj flet nga spitali: Ja pse ndodhi aksidenti

$
0
0

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, pasditen e sotme është përfshirë në një aksident në Maqedoni ku ka mbetur i lënduar.

Në një prononcim për Panorama, Amhetaj bën të ditur se është në gjendet të mirë shëndetësore dhe është i shtruar në spital.

Sipas tij, aksidenti ka ardhur si pasojë e lagështisë së rrugë.

Aksidenti ndodhi sot rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc – Kumanovë në krahun që përfshin rrugën mes Kumanovës dhe Kriva Pallankës.

Arben Ahmetaj udhëtonte me një mjet tip Range Rover, i cili është dëmtuar.

Nga aksidenti janë plagosur 14 veta, mes të cilëve edhe Arben Ahmetaj.

Viewing all 12594 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>