Quantcast
Channel: Tirana Observer
Viewing all 12594 articles
Browse latest View live

“The Economist”: BE duhet t’i tregojë Ballkanit se ka ende mundësi të bëhet pjesë e klubit

$
0
0

Në një analizë të perspektivës europiane të Ballkanit, pas samitit të Triestes,“The Ecomonist” sjell qasje nga gjashtë vendet që duken ende larg anëtarësimit. Artikulli thekson se oborri i brendshëm i Europës po rrëshqet drejt krimit dhe autoritarizmit…

Mjaft të hedhësh një sy dhe e dallon. Në një periferi të qetë të Beogradit, një flamur i vogël i Bashkimit Europian valëvitet nga kati i shtatë i një blloku apartamentesh prej betoni. Pothuajse 20 vjet më parë, gjatë ditëve të errëta të Sllobodan Millosheviçit, një inxhinier i kthyer në gazetar, i quajtur Zoran Cvijic

e vari nga ballkoni i tij për të shprehur shpresën se Serbia një ditë mund të bashkohej me klubin e vlerave që ai admironte aq shumë. Shpejt pas kësaj avionët e NATO-s goditën Beogradin për të ndalur masakrat serbe në Kosovë.

Gordana, gruaja e Cvijic u tremb se flamuri do të sillte vëmendje të pakëndshme për familjen, megjithatë ai qëndroi në vendin e vet. Cvijic ndërroi jetë në vitin 2015, ende optimist se vendi i tij me kalimin e kohës do të zinte vendin në tryezën e Bashkimit Europian.

Në vitin 2003,  vendeve të Ballkanit iu tha se e ardhmja e tyre ishte brenda BE-së. Megjithatë, këto ditë shpresat e Serbisë dhe pesë aspiranteve të tjera – Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi – janë po aq të zbehta sa edhe yjet e verdhë në flamurin e Cvijic. Të lodhur nga konfliktet pa fund që në Ballkan quhen politikë, dhe të djegur nga sa duket prej pranimit të parakohshëm të Bullgarisë dhe Rumanisë në vitin 2007, europianët nuk kanë shumë oreks të zgjerojnë klubin e tyre edhe më tej, sidomos pasi Brexit po i detyron të merren me çështje të tjera. Në vitin 2014, Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian, tha se nuk do të kishte zgjerim gjatë mandatit të tij pesëvjeçar, një gjest pa kuptim që dobësoi duarte reformatorëve të Ballkanit. Sot, vetëm 43 për qind e serbëve thonë se dëshirojnë ende të hyjnë në BE, një ulje nga 67 për qind në vitin 2009. Të rinjtë dukshëm janë armiqësorë.

Çfarë shkoi keq? Pranimi do të detyronte elitat e korruptuara të rajonit të lejonin lirinë e medias, të forconin sundimin e ligjit dhe të liberalizonin ekonomitë e tyre, duke zbehur kështu fuqinë e tyre të patronazhit. Pak prej tyre duan të bëjnë gjëra të tilla të mira. Dhe vendeve të tyre u mungon burokracia e fortë që do t’i drejtonte përmes ndryshimit. Nga gjashtë vendet, vetëm Serbia dhe Mali i Zi kanë nisur bisedimet e pranimit. Shqipëria shpreson t’i nisë shpejt, Maqedonia është në ngërç për shkak të konfliktit me Greqinë për emrin, Bosnja pengohet nga grindjet ndër-etnike dhe Kosova, madje, as është njohur nga pesë vende anëtare të BE-së. “Ata nuk besojnë më kur ne gënjejmë për pranimin, dhe ne nuk u besojmë atyre kur ata na gënjejnë se janë të angazhuar për të zbatuar rregullat e BE-së”, thotë Vessela Tcherneva nga “Marrëdhëniet me Jashtë të Këshillit Europian”, një kompani sondazhesh.

Në vend të shpresës, ka pasiguri dhe madje, frikë nga rikthimi i gjakderdhjes. Vitin e kaluar kanë ndodhur disa momente të frikshme, nga kriza politike në Maqedoni që me ndihmën e provokatorëve në median ruse, kërcënoi të spiralohej në dhunë, deri tek tensionet midis Serbisë dhe Kosovës që tmerruan diplomatët europianë në nisje të vitit. Nëse rajoni së fundmi është qetësuar (pjesërisht kjo i detyrohet diplomatëve amerikanë), Gjermania në veçanti i frikësohet vatrave të reja të zjarrit. Kryediplomatja europiane,  Federica Mogherini, shefe e politikës së Jashtme të BE-së, ka punuar fort me mullirin diplomatik të Ballkanit.

Një gjë e tillë do të thotë të kesh të bësh me liderë si Aleksandar Vucic, i cili drejton Serbinë që prej vitit 2014, si kryeministër dhe tani president. Vuçiç, ministër në regjimin e Millosheviçit, sot e pikturon veten si një reformator pro-BE dhe një menaxher të besueshëm të ekonomisë. Zyrtarët europianë thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të punojnë me të.

Angela Merkel u takua me Vuçiç pak javë përpara zgjedhjeve presidenciale në prill. Kjo i tërboi liberalët serbë, të cilët thonë se europianët janë duke mbështetur një autoritarist që ka praktika anti-demokratike. Grupe të shoqërisë civile flasin për rritje në krime mafioze, shtypje të institucioneve të pavarura dhe fushata ngacmuese në tabloidet e kontrolluara nga shteti.

Aty ku dikur europianët kishin varur shpresat e tyre për transformimin e rajonit me 20 milionë banorë për procesin e pranimit, sot vendosin besimin tek shkëmbimet tregtare dhe investimet. Ballkani ka plagë të hapura për shkak të rritjes së ulët ekonomike dhe papunësisë së lartë mes të rinjve.

Një e pesta e maqedonasve jetojnë jashtë vendit dhe serbët e kualifikuar po turren në BE.  Samiti i Triestes këtë javë ku morën pjesë liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë kërkoi të vendosë kontroll ndaj këtyre trendeve me plane për treg të përbashkët rajonal dhe financim të BE-së për infrastrukturën. Ashtu si kurrë ndonjëherë, shumë fjalë të mira iu kushtua “perspektivës europiane” të Ballkanit. Por, oreksi i BE-së për të sjellë ndryshime politike ka avulluar.

Mos hiqni dorë!

Shtetet e Ballkanit janë partnerë të lodhshëm, të kapur nga konfliktet politike, ekonomitë e vështira dhe grindjet kufitare për vija uji apo maja malesh. Por, BE nuk duhet të heqë dorë nga oborri i vet i brendshëm i shpupurisur, qoftë edhe vetëm për shkak të rrezikut që përbën mosveprimi. Pjesë të Ballkanit janë tashmë rrugë të njohura të trafikut të drogës dhe qënieve njerëzore drejt BE dhe armët nga luftërat e viteve 1990 u përdorën në sulmet terroriste të Parisit në vitin 2015. Ekstremizmi po ngre kokë në pjesë të Bosnjes dhe Kosovës. Në këtë mjedis, lojërat cinike të liderëve lokalë, që shpesh përdorin krizat në mënyrë që të dalin si paqeruajtës, mund të dalin jashtë kontrollit.

Europianët shpesh flasin për ndikim malinj të fuqive të huaja në Ballkanin perëndimor. Por, lidhjet politike, ekonomike dhe kulturore të rajonit me pjesën tjetër të Europës e vendosin në hije Rusinë,  Turqinë dhe shtete të tjera si këto.  Pjesa më e madhe e liderëve e dinë se nuk kanë shans tjetër veç BE-së. Kjo kërkon një qasje në dy shina: presion më i fortë ndaj qeverive që tolerojnë paligjshmërinë dhe jo-liberalizimin dhe rinovimin e angazhimit për zgjerimin. Por, gjithë këto kërkojnë ndërprerjen e skepticizmit që është rritur pas shumë vjetësh zhgënjimi. Ndoshta, nëse rifiton zgjedhjet në shtator, Merkel mund të transferojë pak kapital diplomatik në Ballkan.

Në Trieste, pati shumë deklarata për Ballkanin që ndodhet në “udhëkryq”. Në të vërtetë, rajoni ndodhet në një rreth vicioz premtimesh të pambajtura dhe spiralesh burokratike. Ashtu si pjesa më e madhe bashkëpatriotëve të saj, zonja Cvijic është skeptike që Serbia do të bashkohet ndonjëherë me BE-në. Ajo nuk ka besim tek qeveria e Vuçiç dhe ankohet nga mungesa e ndershmërisë së europianëve që e mbështesin atë. Por, ajo ka premtuar ta mbajë flamurin e ronitur të valëvitet nga ballkoni i apartamentit. Bashkëshorti i saj kurrë nuk hoqi dorë, përse duhet ta bëjë ajo?

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/


Rekordi/ Guardiola nuk kursehet për përforcimet në prapavijë

$
0
0

Pas blerjes së Kyle Walker-it, te Manchester City do të vijë edhe Benjamin Mendy, duke e plotësuar dhe rifreskuar mbrojtjen e ekipit të Pep Guardiola-s.

Tekniku katalanas dëshironte që të blinte katër mbrojtës në këtë merkato vere, për ta blinduar dhe bërë të pathyeshme atë.

Tani, me emrat që janë në prapavijë mund të thuhet se “qytetarët” kanë mbrojtjen më të shtrenjtë të botës.

Katër nga 5 futbollistët e prapavijës do të jenë prurje të Pep-it.

I pari i blerë nga spanjolli ishte John Stones që u mor në verën e shkuar për shifrën e 55 milionë eurove.

Tri të tjerët janë pjesë e ekipit. Realisht, mungon vetëm zyrtarizimi për njërin prej tyre.

Gardiani Ederson u mor nga Benfica për 40 milionë euro, Walker-i nga Totannham-i për 55 milionë euro.

Tani te City janë në pritje të firmës në kontratë të Mendy-yt.

Akordi me Monaco-në dhe lojtarin është arritur dhe City do të paguajë për kartonin e 22 vjeçarit 50 milionë euro.

Por për ta bërë mbrojtjen më të shtrenjtën, në listë do të shtohet edhe Nicolas Otamendi.

Futbollisti argjentinas u mor nga Valencia për shumën e 40 milionë eurove. Ai u ble kur në stol ishte Manuel Pellegrini.

Në total, prapavija kushton 240 milionë euro. Një shifër e jashtëzakonshme, e cila shërben për të ndërtuar ekipe mjaft konkuruese.

Ndërkohë te City harxhojnë vetëm për prapavijën. E sigurt është që në sezonin e ardhshëm, “qytetarët” do të jenë kandidati kryesor për ekipin që pëson më pak gola.

Violinisti Andre Rieu, më i ndjekuri prej dy vitesh

$
0
0

Me miliona njerëz në të gjithë botën zgjedhin çdo muaj të vitit, të jenë pjesë e eventeve me muzikë klasike.

Koncertet komerciale kanë pushtuar tregun muzikor botëror, por është e dukshme që kanë gjithmonë dëshirë për muzikën e vërtetë dhe për të qenë pjesë e eventeve elitare klasike.

Kërkesat e tyre janë çdo vit në rritje, për të dëgjuar live orkestrat më të famshme dhe instrumentistët më në zë, që luajnë kryeveprat e muzikës klasike botërore, por edhe hite nga Queen, Metallica, Nirvana, The Doors, Michael Jackson.

Meloditë e këngëve më të famshme risillen nga orkestrat filarmonike në stil klasik modern. Koncertet e Filarmonisë së Vjenës, “Summer Nights Concert”, “Andre Rieu me Strauss Orchestra”, “David Garret Tour”, “2 Cellos”, ” La Scala Philarmonic Orchestra “,”Berlin Philarmonic Orchestra” “London Symphonye Orchestra”, “Tokyo Philarmonic Orchestra”, “San Francisco Symphony Orchestra”, “Czech Philharmonic Orchestra”, zhvillojnë eventet më të mëdha open space dhe të renditura në top listën e eventeve më elitare të muzikës klasike.

Turnetë e tyre zhvillohen në të gjithë kontinentet dhe publiku pjesëmarrës në një event është mesatarisht rreth 35,000 persona.

Për të qenë pjesëmarrës në ndonjë nga këto evente, të duhet pak fat, pasi të sigurosh një biletë, duhet t’a prenotosh mbi një ose dy muaj përpara datës së eventit dhe çmimet e tyre variojnë nga 250 euro deri në 700 euro mesatarisht.

Fronin e rekordit “Over Sold Classical Event”, këtë vit, por edhe vitin e kaluar e mban violinisti Andre Rieu, ku kërkesat për të qenë pjesë e eventeve të tij janë aq të shumta, sa ai këtë sezon zhvillon në vendlindjen e tij, spektaklin e tij 4 netë përgjatë një jave dhe ka çdo mbrëmje audiencë rreth 26,000 persona.

Rieu shquhet për talentin, karizmën dhe spektaklin që ofron bashkë me orkestrën e tij të themeluar që prej vitit 1987 “Johann Strauss Orchestra”, si dhe është violinisti më i paguar në botë, me mbi 30 milionë albume të shitura.

Rieu, është një ndër personalitetet më me influencë në muzikën klasike.

Andre Rieu ka në pronësi kështjellën ‘De Torentjes’, të ndërtuar në 1525, ku banon bashkë me familjen e tij. Të ardhurat e tij financiare janë rreth 45 milionë dollarë.

VIDEO: A është ky shtrëngimi më i gjatë i duarve në histori?!

$
0
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe ai francez, Emmanuel Macron mund të kenë marrë çmimin për shtrëngimin më të gjatë të duarve të ndodhur ndonjëherë në histori.

Vizita e Trump dhe bashkëshortes së tij Melania u mbyll me një shtrëngim të gjatë duarsh me Macron dhe Zonjën e Parë në Francë, Briggide.

Kjo është një gjë shumë e çuditshme dhe e pazakontë që është komentuar shumë në rrjetet sociale dhe mediat botërore.

Mënyra jonë e të qëndruarit tregon shumë gjëra që ne duam t’i fshehim

$
0
0

Shumë detaje në pamjen tonë të jashtme na tregojnë atë që ne përpiqemi ndoshta t’i fshehim.

Një studim i bërë kohët e fundit nga shkencëtarët nga Zelanda e Re, kanë dalë në përfundimin se edhe mënyra jonë e të qëndruar, drejt ose me kurriz të kthyer, flet shumë për ne.

Pjesë e studimit ishin 74 persona, të cilët testuan pozicionet e trupave të tyre, ndërsa mjekët i kanë pyetur për nivelin e vetëbesimit, i kanë matur rrahjet e zemrës dhe nivelin e stresit.

Rezultatet treguan se pozita në të cilën e mbajmë trupin ka shumë ndikim në mënyrën se si ndihemi.

“Njerëzit të cilët mbanin trupin drejt, shumë më shpesh kanë raportuar se ndihen entuziast dhe të ngazëllyer. Ata që ishin të përkulur, gjatë testeve kanë thënë se ndjehen të frikësuar, kërcënuar, nervoz, të heshtur dhe të mërzitur”.

Një këshillë shumë e vlefshme në këtë rast: Nëse punoni në zyrë duhet të ngriheni çdo 45 minuta dhe të ecni pak.

Videoja që po bën xhiron e botës, njihuni me macen më hileqare në histori

$
0
0

Marrëdhënia e fëmijëve me kafshët është dashuri e sinqertë, por ka edhe moment qesharake.

Ashtu sikurse kjo video, që po bën xhiron e botës.

Kjo vajzë e vogël po hedh e saj të parë dhe po mëson që të ecë.

Por, kush do ta kishte menduar që kjo mace do të ishte kaq hileqare.

Ndërsa vogëlushja kalon aty pranë, macja zgjat putrën duke penguar vajzën që të rrëzohet në dysheme.

Personi që po filmonte nuk mund të mos qeshte.

Duke parë këtë video, gjejnë vend fjalët e filozofit Peter Kreeft, i cili ka thënë: “Macet nuk mund të pushtohen nga djalli, ato janë vetë djalli”.

Horoskopi, e hënë 17 korrik 2017

$
0
0

Dashi

Mundohuni të qetësoheni me veten nëse një situatë dashurie nuk po zgjidhet ende. Keni nevojë që të reflektoni para se të veproni, kushtojuni vëmendje maksimale prioriteteve. Në fushën e ndjenjave për ata që janë veten, parashikohet nisja e një historie dashurie.

Sa i takon punës, kjo ditë nuk do të jetë shumë produktive, por nuk është rasti për t’u shqetësuar. Me kalimin e ditëve gjithçka do të përmirësohet.

Demi

Lidhja e dashurisë shkon më së miri dhe e mbushur me emocione. Përdorni ndjeshmërinë tuaj, në mënyrë që të kuptoni më thellësisht personin që dashuroni. Për ata që janë vetëm, mund të ketë mundësi interesante për të nisur një lidhje të re.

Jeni luftëtarë, ndaj përfitoni nga mundësitë e reja, për të treguar në punë atë që dini të bëni. Do t’iu njihen meritat.

Binjakët

Kalimi tranzit i Hënës, tek të lindurit e kësaj shenje do të sjellë prishjen e harmonisë në çift. Ndonjë debat i vogël, mund t’iu prishë komplet humorin. Mos u tregoni të ftohtë, por shfaqini ndjenjat tuaja. Ata që janë vetëm, do të ndihen tërheqës dhe gati për të nisur diçka të re.

Në sferën profesionale do të jeni të padurueshëm për të përmbyllur marrëveshje të ndryshme. Por yjet ju këshillojnë që të prisni një moment më të mirë për të vepruar.

Gaforrja

Tensionet e vogla me partnerin/en do të zhduken qysh në mëngjes, duke kaluar një ditë plot harmoni me gjysmën tuaj. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi të mira, por edhe do të pushojnë.

Sa i takon punës, do të shënoni progres në një projekt i cili kishte ngecur prej kohësh.

Luani

Do të jeni të mbushur me dyshime lidhur me një rikthim me ish-partnerin/en. Do të jeni gjatë gjithë kohës të tensionuar dhe kështu do të shkojë e gjithë dita. Ndërsa ata që janë vetëm, do të jenë të rrethuar nga miq dhe admirues.

Në punë këshillohet të mos debatoni me kolegët për gjëra pa vlerë, pasi do të bëheni qesharakë. Tregohuni konkretë dhe të vendosur.

Virgjëresha

Një histori dashurie e lindur prej pak kohësh, do të përballet me jo pak probleme, por që do të kalojnë. Ata që janë në çift prej kohësh, mund të mbështeten tek konsolidimi i lidhjes. Ndërsa kush nuk është në një histori dashurie, mund të përjetojë zhgënjim, nga persona që i mendonin të besueshëm dhe sinqertë.

Në sferën profesionale, këshillohet të “armatoseni” me vullnet të fortë për të mbajtur atë që keni arritur, si dhe për t’u përballur me ndonjë pengesë të mundshme.

Peshorja

Një lajm i papritur, do e ndryshojë komplet ditën tuaj. Një situatë e krijuar rastësisht, do ju bëjë të kuptoni se kush ju dashuron vërtetë. Ata që janë vetëm, mund të jenë objekt kritikash. Mundohuni të rrini larg thashethemeve.

Dhënia e llogarisë, ka ardhur në punë dhe ju do jeni në vendin e duhur, në momentin e duhur. Luani letrat tuaja dhe veproni me vendosmëri.

Akrepi

Në fushën e ndjenjave situata nuk paraqitet aspak e mirë. Raporti juaj në çift është në krizë, ndaj duhet të lëvizni për të përmirësuar situatën. Ata që janë vetëm, do të bëjnë njohje të reja interesante. Argëtohuni dhe pranoni ftesat!

Sa i takon profesionit, mos u nxitoni të mbyllni çështje që ju janë ngarkuar. Disa negociata, duhen përballuar me qetësi.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite, do t’iu duhet të përballeni me paragjykimet tuaja, për të vendosur nëse do të vazhdoni një histori të cilën jo të gjithë e pranojnë. Por nëse jeni të sigurtë për ndjenjat tuaja, mos u shqetësoni aspak. Ata që nuk janë në një lidhje, do të përfshihen në aventura të reja.

Lidhur me sferën profesionale, do të vini në jetë strategji të reja.

Bricjapi

Dita parashikohet të jetë e mbushur me surpriza dhe të reja. Do të keni gatishmërinë e plotë të partnerit dhe paqja në familje do të ndihet kudo. Kush nuk është në një lidhje, do të përjetojë aventura elektrizuese.

Sa i takon punës, parashikohen mundësi të reja, të cilat mund të ndryshojnë jetën tuaj.

Ujori

Tregohuni më pak të rëndë me partnerin dhe mos e sulmoni gjithmonë me sjelljen tuaj. Përpiquni të organizoni një darkë romantike, për të rregulluar gjithë çfarë keni prishur.

Ata që janë vetëm, do të kenë mundësi të shumta për të projektuar një të ardhme plot dashuri dhe lumturi.

Në punë do të ndiheni të pakënaqur dhe do të prisni një konfirmim. Yjet janë në anën tuaj.

Peshqit

Nëse e keni lënë pas dore partnerin/en për shkak të angazhimeve, kjo është dita që ta ktheni në prioritetin tuaj. Një gjest dashurie do të eliminojë tensionin dhe debatin. Ata që janë vetëm, do të gënjejnë veten me dikë. Duhet t’i bëjnë sytë katër.

Në punë, dita do të jetë mjaft dinamike, plot ide dhe stimuj të rinj. Do të merrni një propozim që nuk e prisnit, i cili do ju gëzojë pa masë.

“Babi, më prisni edhe mua”- Historia që fshihet pas imazhit më të famshëm të 1940-s

$
0
0

“Babi, më prisni edhe mua”- është një foto ikonë e marrë nga Claude P. Dettloff, më 1 tetor 1940, teksa Regjimenti i Kolumbisë Britanike ishte duke marshuar në Rrugën e Tetë në kryqëzimin e Kolumbisë në New Westminster të Kanadasë.

Ndërsa Dettloff po shkrepte disa fotografi, Warren “Whitey” Bernard u largua nga nëna e tij tek i ati, Jack Bernard.

Fotografia mori ekspozim të gjerë dhe u përdor në disqet e lidhura me luftën dhe këtu është historia që qëndron pas saj. Të shtunën, më 26 gusht 1939, Hitleri kërcënoi Poloninë dhe kërkoi Danzig. Në orën 4:15 në mëngjes Regjutori Admirues në British Columbia, Kanada, mori një telefonatë nga kryeqyteti kanadez duke e udhëzuar atë që të thërresë regjimentin e BC.

Ushtarët u shpërndanë në qytet për të ruajtur pikat e rrezikuara.

Më 10 shtator 1939, Parlamenti i Kanadasë shpalli luftë kundër Rajhut Gjerman, i cili kishte pushtuar Poloninë në fillim të muajit. Ndërsa njësi të tjera u dërguan në Mbretërinë e Bashkuar, Regjimenti britanik i Kolumbisë u la prapa në bregun perëndimor.

Pas disa muajsh stervitje dhe detyrës roje, regjimenti u urdhërua dhe më 1 tetor 1940 marshoi në New Westminster për të kapur një anije pritëse, SS Joan, në destinacionin e tyre sekret.

Duke dalë në Rrugën e Tetë në New Westminster, fotografi amerikan Claude P. Dettloff i gazetës The Province pozicionoi veten për të fotografuar të gjithë kolonën që marshonin poshtë kodrës. Ndërsa po përgatitej të merrte fotografinë, ai pa një djalë të vogël në mes të rrugës.

‘Më prisni dhe mua’ bërtiste vogëlushi, ndërsa i ati shikon djalin pesëvjeçar, Warren “Whitey” Bernard, duke u larguar nga e ëma e tij, për tek ai.

Fotografia e kapur nga Dettloff bëri bujë në të gjithë botën, duke u ekspozuar kështu në çdo shkollë të British Columbia.

Kur Jack Bernard u kthye në shtëpi, Dettloff ishte aty për të fotografuar momentin e ribashkimit të familjes, por ky ribashkim nuk ishte i përhershëm, pasi Jack dhe bashkëshortja e tij Bernice Bernard u divorcuan tri vite më vonë.

Sidoqoftë, fotografia e djaloshit 5-vjeçar u bë pjesë e historisë dhe një statuje prej bronzi, që gdhend imazhin e vogëlushit, është vendosur pjesën e poshtme të Rrugës së 8-të, në sheshin Hyack, saktësisht aty ku është shkrepur edhe imazhi i cili është konsideruar si një ndër 10 fotografitë  më të mira të viteve 1940.


Tre udhëzime se si të bëheni një tip karizmatik

$
0
0

Mund të duket sikur disa njerëz kanë lindur për të qenë të pëlqyer prej të tjerëve, por kjo nuk është e vërtetë.

Fakti është se karizma është një tipar që secili mund ta zhvillojë te vetja. Pavarësisht personalitetit që keni, ka disa mënyra sjelljeje që do t’ju bëjnë me anë të praktikës të jeni më të pëlqyeshëm për të tjerët.

Mos merrni parasysh situatën tuaj në jetë apo qëllimet individuale, një mjet shumë i rëndësishëm për të arritur suksesin e dëshiruar është padyshim karizma. Kjo është ajo që ju lejon të kontrolloi një dhomë, të tërhiqni të tjerët drejt jush dhe t’i bindni njerëzit për idetë tuaja. Është një pjesë e rëndësishme e të qenët një lider që fiton ndjekës të devotshëm që janë të gatshëm të shkojnë me të deri në fund të botës. Njerëzit karizmatikë perceptohen, si të pëlqyeshëm dhe të fuqishëm, një kombinim i parezistueshëm dhe dinamik që do t’ju hapë shumë dyer.

Ndonëse karizma mund të duket si një cilësi misterioze, mësoni tani si ta bëni atë cilësi tuajën. Këto janë tri kategoritë ku duhet të përqendroheni për të fituar karizëm: prani, pushtet dhe ngrohtësi. Të kombinuara së bashku do t’ju bëjnë një magnet të fuqishëm për të tërhequr njerëz pranë vetes.

Prania

Keni pasur ndonjëherë një bisedë kur ju dhe të tjerët e kanë kuptuar se nuk keni vëmendjen e tyre të plotë. Ju ka bërë me shumë gjasa të mërzitur. Për fat të keq duket se gjithnjë e më pak njerëz po përqendrohen 100 për qind në bisedat me të tjerët. Me lindjen e celularëve inteligjentë, kjo është bërë edhe më e vështirë. Por ka disa truke si ta bëni tjetrin t’ju dëgjojë plotësisht.

Kur mendoni për karizmën mund t’ju duket se në fakt po përpiqeni të jeni shumë të mirë me të tjerët. Por sekreti paradoksal është se karizma do të thotë t’i bëni të tjerët të ndihen mirë për veten. Duke pasur karizëm do t’i bëni ata të ndihen të fuqishëm, aq sa kur të mbarojnë bisedën me ju të mendojnë se janë edhe më të fortë sesa kur e nisën atë në fillim.

Përqendrimi i energjisë mendore dhe emocionale te dikush me të cilin ju ndërveproni është mënyra sesi krijoni ndjenjën e rëndësisë. Njerëzit duan vëmendje, ata duan të njihen dhe të kuptohen. Nuk ka rëndësi të jeni introvert për të qenë karizmatik. Mund të jeni edhe duke u përqendruar në një grup të vogël njerëzish dhe duke u dhënë atyre vëmendjen tuaj të plotë. Karizma nuk ka të bëjë me sasinë, por me cilësinë. Prania do t’ju japë mundësinë të përdorni gjuhën e trupit për të lënë më shumë përshtypje. Sigurohuni të jeni shumë të rehatuar nga ana fizike, të mos jepni shenja të stresit apo pasigurisë. Mos përdorni teknologjinë, pasi kjo do t’ju bëjë të dukeni jo mjaftueshëm të përqendruar. Shikojini të tjerët në sy kur të flisni. Tundni kokën për të treguar se po dëgjoni, po ashtu bëni pyetje qartësimi. Prisni dy sekonda përpara se të përgjigjeni.

Pushteti

Individët karizmatikë janë njerëz të fuqishëm. Megjithatë, nuk është e thënë të jenë të rëndësishëm nga aspekti i detyrës. Në fakt, pushteti do të thotë të perceptohen si të aftë për të ndikuar në botën rreth nesh ose të kenë autoritetin të influencojnë te të tjerët. Njerëzit e pushtetshëm mund të bëjnë gjëra sipas dëshirës së tyre. Ata gjejnë mënyrën për të marrë nën kontroll situatën. Janë të sigurt në vetvete dhe e gjejnë gjithnjë anën e një problemi. Ata flasin ngadalë dhe pak. Sipas statistikave, ata flasin më pak sesa njerëzit e statusit të ulët. Duke i bërë fjalët të tingëllojnë të frikshme, të fuqishme dhe me vlerë, ata i japin të tjera nuanca fjalimit të tyre. Ata gjithashtu bëjnë hapësira pushimi ndërmjet fjalive. Ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, këta njerëz të pushtetshëm kanë një heshtje frikësuese dhe të çuditshme. Kjo i rrit bisedës më shumë ankthin. Një tjetër mënyrë për të mbajtur nën tension bashkëbiseduesin është të folurit ngadalë. Me inteligjencë, qetësi dhe mendim çdo njeri fillon e përfshihet në bisedë. Ata janë njerëz të ‘ngrirë’, nuk lëvizin shumë dhe të bëjnë të mendohesh mirë përpara se të flasësh. Megjithatë, mbani mend se të qenët i fuqishëm nuk ju bën të jeni të pasjellshëm. Të pasurit dijeni për shumë gjëra, do t’jua shtojë akoma më tepër karizmën.

Ngrohtësia

Ka dy mënyra për të qenë i ngrohtë me të tjerët. Së pari praktikoni mirënjohjen. Duke pasur një zemër të mirë, ju i bëni njerëzit që ju kanë ndihmuar të jenë të gatshëm t’ju ndihmojnë edhe në vazhdim. Një zemër e mirë ju sjell një jetë të mirë.

Së dyti, zhvilloni solidaritetin me të tjerët. Duke shfaqur se jeni të interesuar të kuptoni mendërisht dhe shpirtërisht të tjerët, nuk do ta keni të lehtë t’i bëni për vete.

Mendojini të tjerët si motrat dhe vëllezërit tuaj. Për të qenë sa më të mirë me të tjerët, mendojini sikur janë të afërt me ju dhe që për ta keni vetëm qëllime të mira dhe doni t’i ndihmoni me gjithë shpirt. Komunikoni sy për sy. Nuk mund ta shprehni se vërtet solidarizoheni me të tjerët nëse nuk shiheni sy më sy. Ndërveprimi në jetën reale do t’ju bëjë më të besueshëm dhe kështu do të rrisë ngrohtësinë që pasqyroni te të tjerët, gjë që në fund të fundit i shtohet karizmës suaj.

Duke lexuar libra triller, kjo ju bën të jeni më të aftë të tregoni afërsi me të tjerët më shpejt. Mendoni një histori justifikimi për të tjerët. Nëse dikush ju bën një ngjarje të pakëndshme, justifikojeni situatën e tij me ndonjë gjë që do t’ju bënte të ndiheshit më mirë.

Së fundmi, jini kureshtarë për të tjerët. Bëni sa më shumë pyetje për t’i ofruar tjetrit mundësinë të justifikohet për gjërat që bën ose jo. Kështu do ta keni panoramën e jetës së tij më të qartë dhe do t’i tregoni më shumë ngrohtësi.

Zhvilloni tri cilësitë e mësipërme dhe së shpejti do t’ju cilësojnë si karizmatik!

Albana Osmani festoi ditëlindjen? Moderatorja: Ka qenë viti më i bukur

$
0
0

17 korriku, me gjasë, është ditëlindje VIP-ash. Të paktën e dimë që Angela Merkel feston sot 63-vjetorin, Landi Hysi feston 37-vjetorin dhe po kaq edhe Albana Osmani. Dy të fundit e kanë kaluar festën mes nismave ku janë më të angazhuar. Landi, mes miqve të DSA, ndërsa Albana mes luleve të diellit.

Kauza që moderatorja e Top Channel mori përsipër rreth një vit më parë në ndihmë të fëmijëve të sëmurë në QSUT, tanimë ka hyrë në një fazë të re. #tijenjeluledielli, nisma e Albanës, nuk është kthyer në qëllim vetëm për të, por edhe për shumë njerëz të tjerë që janë bërë pjesë e kanë dhënë kontributin e tyre në mbështetje të kauzës. E çfarë tjetër mund të ishte dhuratë më e bukur për ditëlindjen e Albanës? Nga të gjitha vendet e botës, ajo ka marrë pa fund mesazhe nga miqtë që e ndjekin, ata që e njohin ose jo, por që e mbështetën fushatën e saj e janë gati për ta vazhduar.

E emocinuar me shumë urimeve anembanë botës, Albana ka postuar disa prej tyre në profilin e saj duke u shprehur mirënjohjen.

Por nuk kishte si të mungonin ata të dy. Henry dhe Debora, nipi dhe mbesa, e kanë uruar tezen si çdo vit, duke i kënduar këngën e ditëlindjes.

Mes shumë dhuratave, luleve e urimeve të panumërta, edhe një gëzuar me Dardanin, vëllain e saj në fund të ditës. Ajo e konsideron veten me fat, sidomos sot… Ka pasur vitin më të bukur. Urime Albana!

Për Ledina Çelon vendi më i bukur mbi tokë është në Shqipëri

$
0
0

 

Ledina Çelo udhëton shpesh me familjen e saj. E kemi parë në plazhet më të njohura të disa shteteve, në vende shumë të bukura, mes natyrës mahnitëse dhe resorteve luksoze, megjithatë për këngëtaren e apasionuar pas udhëtimeve, Shqipëria është një destinacion i përvitshëm për pushimet verore.

Ajo ka një apartament në Durrës, por bregdeti i Jugut e josh gjithashtu. Në një foto nga Dhërmiu, këngëtarja shkruan “vendi më i bukur në Tokë”. Dhe ne kemi dëshirë t’i japim të drejtë!

Sa për Ledinën, ajo në çdo plazh shfaqet mahnitshëm.

Klaudia Pepa shkon në Hollywood

$
0
0

Klaudia Pepa, me një karrierë të stabilizuar tashmë në Itali, edhe pse ka shkuar atje vetëm pak vite më parë, i ka dhënë vetes kënaqësinë e një udhëtimi më të largët, atje ku ëndrrat janë edhe më të mëdha.

Një foto e postuar në Instastory-n e saj e tregon balerinën në këmbët e kodrës me shkronjat e mëdha që formojnë emrin e ëndërruar, Hollywood.

Ajo ka hapur krahët në një pozicion lirie dhe përmbushjeje dëshirash. Ndoshta limiti i balerinës nuk do të jetë vetëm Italia, edhe pse aty ajo ka hapur një shkollë danci dhe do të nisë një projekt televiziv këtë verë. Megjithatë, sido që t’i ketë planet, një udhëtim në Hollywood për këdo, veçanërisht për një artiste, është gjithmonë me vlerë dhe mbresëlënës.

Zv.Kryeministrja: Përdorimi i administratës gjatë zgjedhjeve u reduktua

$
0
0

 

TIRANE- Zv.Kryeministrja Ledina Mandija deklaroi këtë të hënë se në krahasim me zgjedhjet e shkuara, administrata është përfshirë në nivel më të ulët në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Denoncimet për përdorimin e administratës në fushatë elektorale e di që janë të pakta në lidhje me rastet që kanë ndodhur, por mund të them që në krahasim me vitet e tjera elektorale, ka patur një rënie në këtë drejtim”, deklaroi ajo në Top Story.

Mandija tha se ministrat teknikë dhe vetë ajo në pozicionin e zv.Kryeministres kanë ushtruar dhe ushtrojnë funksione të plotë kushtetuese.

Ajo e quajti “bashkëqeverisje të plotë me ministrat politikë të kabinetit “Rama”, megjithëse shtoi se fokusi i ministrave teknikë dhe i vetë asaj në krye të Task Forcës ishin zgjedhjet.

Mandija foli për mungesë transparence, që ka sjellë, sipas saj, debate të panevojshme në nivel politike dhe administrativ.

“Disa situata mund të menaxhoheshin më mirë në Ministrinë e Financave dhe Arsimit”, tha ajo.

Zv.Kryeministrja deklaroi se në raportin e Ministrisë së Brendshme flitet për 30 punonjës të Policisë së Shtetit të përfshirë në fushatë në mbështetje të një subjekti elektoral dhe për shtatë të tjerë të lidhur me elementë kriminalë.

 

 

Irina Shayk në super formë, shfaqet seksi pas lindjes së vajzës (Foto)

$
0
0

 

SHBA – Irina Shayk nuk ka postuar foto gjatë shtatzënisë por tashmë pas disa muajsh nga ardhja në jetë e vajzës së saj modelja është kthyer në super formë.
Modelja ruse është nënë e vogëlushes, Lea de Seine, që e ka nga marrëdhënia me partnerin e saj, Bradley Cooper.

Irina sic e shihni dhe në foto ka rigjetur shumë shpejt linjat e përkryera dhe i shfaq ato mjaft e kënaqur shkruan Daily Mail. Në pushime me Bradleyn dhe një grup miqsh në Tahiti, Irina nuk ka humbur rastin për të publikuar disa foto mes shëtitjeve me varkë, rërës së bardhë dhe peshkaqenëve.

Por mes të tjerave, një foto është ajo që ka spikatur më shumë, duke marrë ‘like’ të shumta dhe që e sheh në një ‘selfie’ para pasqyrës me veshje intime.

E veshur në të kuqe, Marina Vjollca “rrit” temperaturat

$
0
0

Prezantuesja seksi e ekranit shqiptar, Marina Vjollca “rrit” temperaturat me fotografitë e publikuara së fundmi nga bregdeti.

Ajo së bashku me të dashurin e saj, reperin Getoar Selimi, po shijojnë pushimet jashtë Shqipërisë ne bregdet.

Aktualisht ata ndodhen në Itali, ndërsa në fotografitë e publikuara së fundmi, ajo shfaqet mjaft seksi, e veshur në të kuqe.

Fotografitë ajo i ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.


Kur ai ju do vetëm për seks, ja sinjalet për ta kuptuar

$
0
0

Femrat duket se janë romantike të përjetshme dhe shpesh, për këtë gjë, e gënjejnë veten duke besuar se vetëm nga një histori seksi mund të lindë papritur edhe një dashuri e madhe! Por meshkujt nuk mendojnë në të njëjtën mënyrë.

Ata kanë tendencë që të “identifikojnë” dy kategori të ndryshme femrash me të cilat lidhen: ato me të cilat do të fejohen dhe ato me të cilat duan të bëjnë vetëm seks.

Nëse një mashkull e ka vendosur që t’ju trajtojë si një dashnore, edhe pse mund të jetë beqar, nuk ka asgjë që mund t’i ndryshojë ide, për t’ju parë me më ëmbëlsi. Për ta kuptuar nëse jeni vetëm “mike të veçanta”, ekzistojnë tetë sinjale të pagabueshme.

  1. Nuk ju prezanton me miqtë

Gjykimi i miqve është i rëndësishëm për çdo mashkull dhe fakti se nuk ju njeh me asnjërin prej tyre apo me njerëzit e tij më të dashur, duhet t’ju vërë në alarm! Kjo do të thotë se ju nuk jeni të rëndësishme për të dhe se ai do t’ju telefonojë vetëm në momentet e nevojës së tij për të kryer marrëdhënie seksuale.

  1. Nuk dilni asnjëherë nga shtëpia

Nuk keni organizuar asnjëherë asnjë darkë romantike, nuk keni bërë asnjë shëtitje, nuk keni qenë në asnjë vend që është jashtë dhomës së gjumit…këto janë sinjale të qarta të faktit se konsideroheni vetëm dashnor!e Gjëja më romantike që bëni bashkë, është vetëm tymosja e një cigareje jashtë në ballkon!

  1. Nuk flisni për jetën tuaj

Nuk keni folur asnjëherë për interesat tuaja, për pasionet dhe për të kaluarën tuaj. Të vetmet gjëra që thoni më shpesh, janë orari dhe vendi ku do të shiheni dhe çfarë do të bëni poshtë çarçafëve! Ndaj nëse ju ka ndodhur kështu, “zgjohuni”! Nuk do të keni asgjë nga ai përveç seksit.

  1. Është shumë i pakuptueshëm

Kur një mashkull është misterioz dhe i pakuptueshëm, nuk është kurrë një sinjal i mirë, do të thotë se ju fsheh diçka, mbase një të dashur, të fejuar ose një grua. Bëni kujdes ndaj atyre që nuk u përgjigjen pyetjeve për jetën e tyre private.

  1. Nuk e kaloni asnjëherë natën bashkë, jashtë

Nëse një mashkull nuk ndien dëshirën për të fjetur pranë jush duke ju përqafuar, do të thotë që nuk provon një interes të vërtetë për ju. Ndërkohë e keni pyetur ndonjëherë veten se përse ai thotë se duhet të jetë brenda mesnatës në shtëpi?!

  1. Nuk ju përqafon pas seksit

Momenti i përkëdheljeve pas seksit është gjithmonë një demonstrim i afërsisë dhe i interesit. Nëse ai i juaji çohet, pi duhan ose thjesht ju braktis duke ju lënë vetëm në shtrat pasi ju ka “konsumuar”, do të thotë që ju konsideron vetëm si një objekt.

  1. Takoheni vetëm kur dëshiron ai

Është gjithmonë ai i cili vendos se kur do të takoheni, ndërsa kur “kujtoheni” ju, ai është gjithmonë i zënë. Nuk i interesoni dhe në atë moment nuk ka nevojë për ju. Është e kotë që të këmbëngulni për afeksion ndaj tij!

  1. Nuk flet për një të ardhme bashkë

Ai nuk flet kurrë për një të ardhme për ju, nuk bën projekte që ju përfshijnë së bashku, kjo sepse do vetëm një miqësi seksuale. Ka shumë mundësi që t’ju lërë pa shumë fjalë në momentin në të cilin do të gjejë një tjetër.

Horoskopi, e martë 18 korrik 2017

$
0
0

Dashi

Efektet acaruese dhe kapriçoze të disa planeteve do të ndikojnë në shenjën tuaj. Mundohuni të relaksoheni sa më shumë dhe nëse do të ketë ndonjë debat acarues, bëni durim se do kalojë. Vetëpërmbajtja, është ajo që iu duhet gjatë kësaj dite.

Demi

Për të lindurit e kësaj shenje do të jetë një ditë plot angazhime, por e frytshme. Fuqia e Hënës do iu dhurojë vetëdijen për të vepruar siç duhet. Do të tregoni të gjithë devotshmërinë tuaj në kapacitetin organizativ, në punë dhe kudo.

Binjakët

Kapaciteti juaj i komunikimit nuk vihet në diskutim, edhe pse do të jeni të hutuar, ndoshta sepse dashuria kërkon shumë. Sfera sentimentale, do të jetë prioriteti juaj aktual.

Gaforrja

Ylli juaj udhëheqës është në anën tuaj! Më në fund, në sferën profesionale, mund të bëni ato zgjedhje kurajoze të cilat i keni shtyrë prej kohësh.

Luani

Do të jeni jashtë mase sentimental dhe do të zbuloni gëzime të vogla edhe tek lidhjet më solide, si në lidhjet familjare dhe në ato miqësore. Asgjë nuk do e shkatërrojë sigurinë që keni fituar.

Virgjëresha

Një numër i madh planetësh do të kthehen në shenjën tuaj dhe do ju buzëqeshin. Duhet të planifikoni hapat dhe sfidat e kësaj të marte. Në profesion dhe në dashuri, do të riktheheni të jeni protagonistë të vendosur.

Peshorja

Ekuilibri dhe harmonia që ju rrethojnë, do ju bëjnë edhe më të plotësuar dhe të vendosur. Ka disa zgjedhje që dini si t’i çoni përpara pa asnjë problem, mjafton të besoni…

Akrepi

Do të përballoni me vendosmëri çdo kundërshti me të cilën do të haseni, në sajë të bujarisë së Marsit. Do të negocioni fortë, por do të arrini që t’i përballoni të gjitha problemet… vazhdoni kështu!

Shigjetari

Optimizmi dhe besimi do të jenë pikë force e garantuar nga një numër i madh planetësh për shenjën tuaj. Kjo e martë do të jetë mjaft bujare. Vetëm sfera sentimentale do ju trazojë disi, pasi jeni në pritje të përgjigjeve që për momentin nuk do të vijnë.

Bricjapi

Duke arsyetuar dhe menduar me kujdes, mund të shfrytëzoni më së miri kohën tuaj. Hëna do ju buzëqeshë dhe kështu më në fund, mund të kaloni momente qetësie dhe humori të mirë.

Ujori

Në këto momente do të donit të shkëputeshit nga gjithçka dhe të zhdukeni larg. Dëshironi që të organizoheni sa më mirë, në prag të sfidave që ju presin. Vetëm më pas mund të relaksoheni.

Peshqit

Mos lejoni që të mposhteni nga disa pasiguri. Do të keni objektiva të mirëpërcaktuar dhe kohën e nevojshme për të organizuar çdo gjë pa problem. Përvishni mëngët dhe veproni me kthjelltësi.

Lila tregon si i motivoi De Biazi para ndeshjes me Serbinë

$
0
0

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila i ftuar në emisionin e pasditës në Klan të Rudina Magjestarit së bashku me bashkëshorten e tij kanë folur rreth jetës së tyre në çift dhe djalit tyre të vogël, Ayen.

Ai shprehu dëshirën për të pasur 5 fëmijë pasi tha që do t’i japë botës njerëz të mirë.

Ndërsa Ornela, gruaja e tij tha se do do të donte 2 fëmijë si një familje normale.

Gjatë kohës së pushimeve Lila vjen dhe viziton familjen e tij në Kavajë dhe miqtë.

Ai tha se ardhja e djalit në jetë ka qenë një fat i mbarë për të, pasi realizoi dy ëndrrat e fëmijërisë, të luante në Serinë A dhe të shkonte me Kombëtaren në Europian.

Si na motivoi De Biazi para ndeshjes me Serbinë dhe në Europian

Mbrojtësi kuqezi tregoi se si i ka motivuar ish-trajneri De Biazi para ndeshjes me Serbinë dhe në Europian.

Ai tha se tekniku italian u kishte vendosur të shihnin një video ku tregonte vuajtjen e shqiptarëve të Kosovës që ishin dhunuar e vrarë nga ushtria serbe. Ne e njihnim si histori por thjesht ndiheshim me shumë të motivuar dhe emocionuar kur shihnim pamejt.

Kurse në Europian na ka treguar një video që e kishin realizuar tifozët. Bëhej fjalë për kohën kur shqiptarët iknin nga porti i Durrësit dhe Vlorës drejt Italisë. Video shumë emocionuese.

E ardhmja

Te Pas Janina kam kaluar 5 vite shumë të bukura të karriierës sime. Ato më ofruan të rinovoj edhe për 3 vite të tjera por nuk doja. Pasi dua të mas forcat e mija diku tjeter. Kam marrë dy oferta të mira nga ana ekonomike por i kam refuzuar pasi dua te provoj veten në një kampionat më të fortë.

Si e hoqa vëllain nga futbolli

Lila tregoi gjithashtu për vëllain e tij i cili tashmë është bërë trajner por që në fëmijëri ai e ka ndaluar të luajë futboll pasi e turpërontë në stërvitje.

“Njëherë e mora te ekipi ku luaja unë kur ishim më të vegjël dhe i ra një top në fytyrë dhe vëllai nisi të qante, e mora e përcolla në shtëpi. I thashë të mos vinte më se sbën për futboll. Por në të vërtetë do të bëhej një futbollist shumë me kualitet. Tani ka marrë licensen e trajnerit dhe ai gjithmonë më kritikon e këshillon para dhe pas ndeshjes.

Mesazhi për tifozët

Lila përcolli edhe një mesazh për tifozët kuqezi të cilët i falendëroi për mbështetjen që u kanë dhënë.

“I falenderoj pafund, kanë qenë dhe janë gjithmonë lojtari i 12-të për ne, janë shpirti i Kombëtares. Atyre u jemi borxhli në Europian.Na kanë emocionuar shumë. Do t’i bëjmë të ndihen krenare gjithmonë. Janë motivi kryesor që na kanë ndihmuar të bëjmë paraqitje pozitive.

Mendoni se jeni të mirë në matematikë? Provoni këtë test inteligjence

$
0
0

Mendoni se jeni të mirë në matematikë? Ju mund të bëni testin e mëposhtëm dhe të mendoheni përsëri.

Një test i çuditshëm i inteligjencës, që përfshin shtimin e një sekuence numrash, është duke përfshirë internetin dhe duke i lënë përdoruesit të shtangur.

Testi, i krijuar nga Go Tumble dhe i ndarë në Wikr, kërkon që përdoruesit të “mendojnë jashtë kutisë”, duke punuar për dy përgjigje të ndryshme, por të sakta për një seri ekuacionesh.

Krijuesit shkruajnë: “Së pari, mendoni jashtë kutisë! Kjo gjëagjëzë e matematikës nuk është aq e thjeshtë. Megjithëse zakonisht ka një përgjigje të saktë për problemet e matematikës, dy zgjidhje të përbashkëta po shkaktojnë debate të nxehta në të gjithë botën”.

Prodhuesit thonë se vetëm 1 në 1,000 njerëz mund të kuptojë përgjigjen e dytë të mundshme për këtë test. Ju mundeni?

 

 

 

ZGJIDHJA 1

Krijuesit shpjegojnë se shumica e njerëzve do të fillojnë duke shtuar 1 + 4 për të arritur përgjigjen 5.

Pastaj ata do të shtojnë 2 + 5 në shumën e mëparshme (5) për të marrë përgjigjen 12.

Shumica e përdoruesve do të përdorin të njëjtin proces në ekuacionin tjetër, duke shtuar 3 + 6 për të marrë 9, pastaj shtojnë 9 në shumën e ekuacionit të mësipërm (12), për të arritur 21.

Në fazën e fundit, ata do të shtojnë 8 + 11 për të marrë 19, pastaj e shtojnë atë në shumën e ekuacionit të mëparshëm (21) për të marrë 40.

Ndërsa krijuesit thonë se 40 është një përgjigje e pranuar gjerësisht dhe korrekte, ka një përgjigje tjetër dhe vetëm disa prej jush do të arrijnë ta gjejnë.

ZGJIDHJA 2

Krijuesit thonë se natyrisht mendohet 1 + 4 = 5,  por njerëzit inteligjentë e marrin përgjigjen duke shtuar 1 tek 4 x 1.

Duke përdorur këtë formulë, ata do të shtojnë 2 tek 2 x 5 për të marrë 12.

Ata pastaj do të shtojnë 3 tek 6 x 3 për të marrë 21.

Dhe për të arritur përgjigjen përfundimtare dhe alternative, ata do të shtojnë 8 tek 11 x 8 për të marrë 96. /tvklan.al

“Skënderbeu ishte shqiptar me nënë serbe”, shpërthen profesori ndaj Mustafa Nanos: Mjeran

$
0
0

Profesori i njohur Ardian Ndreca ka komentuar deklaratën “Skënderbeu ka qenë më shumë i krishterë se shqiptar”, që ka bërë publicisti Mustafa Nano.

Në një status në profilin e tij ai shkruan: A mund të ketë Muq Nano teza historike? As për historinë e katundit të vet…Ky asht nji mjeran që ka nevojë me ja lakue emnin e asgja ma tepër. Me mësue historinë prej Muqit asht si me i kërkue leksione finances Sudes.

ardian ndreca per muc nanon

Viewing all 12594 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>